Gazetari Elton Qyno ka zbardhur më shumë detaje të shpërthimeve të ndodhura në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku njëri prej biznesve që u hodh në erë ishte në pronësi të kandidatit të Bashës, Xhemal Bushati.
Postimi i Qynos
Nga prona e Sokol Licit
me vrap tek Bushati, i
Llull Bashës, në Shkodër
ka ngelur pa u përdorur
vetëm “Bayraktar” e “Javelin”
Si kanë shkuar punët në Shkodër, duket se tani ka mbetur pa u nxjerë nga depot, vetëm dronët “Bayraktar” dhe ato bazukat britanike “Javelin”, që po përdor ushtria Ukrainase, kundër Rusëve.
Në Shkodër kemi parë, pistoleta nga të gjitha kalibrat, Kallashnikov, Rus, Jugosllav, Kinez dhe Poliçani, tomsona “MP5”, e në shumë raste tritolë të sasive të mëdha dhe të vogla.
Tani, vetëm dronët dhe “Javelin” ka ngelur pa u futur në front.
Aq e madhe është hasmëria dhe mllefi në këtë qytet, sa hasmi nuk ngopet më, me të shtëna pisqolle apo kallashnikovi, por me tritol dhe armë të tjera që rafshojnë godinën.
Sot në mbrëmje u hodh në erë biznesi i Xhemal Bushatit, ish-kadidatit të PD-së së Llullzim Bashës, për Bashkinë e Shkodrës.
Sigurisht që kemi pasur zgjedhje primare dhe që padyshim janë bërë premtime, janë dhënë oferta, janë marë para dhe shpërndarë para. Por të gjitha këto punë të paligjshme me qëllim kapjen e një karrigeje pushteti, tanimë janë zhbërë.
Dhe nga ana tjetër kërkohet mbajtja e fjalës…
Atentati vjen vetëm 20 ditë pas disfatës së madhe të 6 Marsit 2022, ku Bushati, u deklarua i humbur, dhe vetëm pak orë pasi Sali Bej Berisha rimori PD, nëpërmjet Komisionit të Rithemelimit.
Mbi biznesin e Bushatit ishte dhe banesa e tij, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale dhe njezës. Ekspertët anti-eksploziv, në bazë në dëmtimit të shkaktuar nga tritoli, vlerësuan se në vengjarje ishte përdorur një sasi diku tek 350 deri në 400 gramë tritol.
Ndërkohë 5 minuta para këtij sulmi të rëndë, një tjetër shpërthim në mesnatë dhe në qëndër të Shkodrës, ka ndodhur në ambjentet e supermarketit në pronësi të shtetasit, Florenc Marku.
Mësohet se njësia tregtare posedohet nga biznesmeni Sokol Lici, ndërsa përdorej nga Florenc Marku.
Të dyja ngjarjet të ndodhura në aspektin kohor shumë pranë me njëra-tjetrën janë komplekse, dhe ka mjaft dyshime se është janë kryer nga e njëjta dorë.
Njësitë paramilitare të Krimit të Organizuar, që veprojnë në këtë qytet edhe nën siglat e flamunjve të lëvizjeve politike, kanë dalë jashtë kontrollit dhe jo polici e prokurori, por s’ka zot që ti dali për zot.
E keqja do bëjë punën e vetë, por të shpresojmë në vijim, për të mos pasur viktima dhe lëndime në njerëz në të tilla ngjarje.
“Hijet e natës”, që shfaqen rrugëve të Shkodrës me qese tritoli nëpër xhepa, s’mund ti shohë as policia dhe as kamerat e sigurisë.






































