Një situatë paniku është krijuar në hyrje të Bosforit në Detin e Zi në Turqi ku është gjetur një minë e pashpërthyer.
Sipas mediave turke, mina e vënë re rreth orës 09:30 nga disa peshkatarë në zonën e Ankorimit Sar?yer Türkeli. Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare morën masa për të neutralizuar dhe ç’aktivizuar minën. Ura e Bosforit e cila ishte e mbyllur për trafikun e anijeve me dy drejtime, u rihap për qarkullim.
“Si rezultat i hetimeve, mina, e cila u konstatua si e vjetër, u neutralizua nga ekipi ynë SAS.’‘-tha tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha në lidhje me minën e gjetur pranë Bosforit.
Nga të dhënat paraprake u zbulua se mina ishte lënë në det rreth një muaj më parë nga Ukraina në tentativë për të ndaluar anijet luftarake ruse nga Odessa dhe se ajo u tërhoq zvarrë nga spiranca e saj si rezultat i erërave të forta që bëri të mundur spostimin e saj në Stamboll.
“Për sa i përket çështjes së minave, nga ne janë marrë të gjitha masat paraprake. Mendimi i përbashkët si i ministrit tim të Mbrojtjes Kombëtare, ashtu edhe i komandantit tim të Forcave Detare është se ata nuk janë në një situatë kaq të humbur. Gjithashtu këto mina janë në gjendja e mbylljes në vetvete. Me fjalë të tjera, sapo dalin në sipërfaqe, këto mina mbyllen, thuajse shpërthejnë vetë. Ka një veçori të tillë. Përveç kësaj, Marina jonë ka marrë çdo masë paraprake.“-tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.






































