Google search engine
Home Ekonomi Gripi i shpendëve, zv.minstrja e Bujqësise jep informacion mbi situatën në vend...

Gripi i shpendëve, zv.minstrja e Bujqësise jep informacion mbi situatën në vend në 24 orët e fundit

0
264

Zv.minstrja e Bujqësisë Ermira Gjeci njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me gripin e shpendëve në vend. Gjeci theksoi se nuk ka asnjë vatër të re dhe se po vijon groposja e shpendëve që kanë ngordhur gjatë ditëve të fundit. Sipas zv.ministres situata paraqitet e qetë, ndërsa AKU vazhdon me kontrollet në të gjithë vendin.

“Në lidhje me situatën gjatë 24 orëve nuk kemi pasur konfirmimi për asnjë rast të ri pozitiv. Po ashtu nuk kemi pasur denoncime. Në të gjithë territorin vazhdon procesi i groposjes së shpendëve të ngordhur.

Nga kontrollet e kryera situata paraqitet e shëndetshme pasi nuk ka vatra të tjera. Kontrollet po vazhdojnë në të gjithë territorin nga AKU dhe nuk janë konstatuar shkelje”, u shpreh Gjeci.

Zv.ministrja theksoi më tej se fokusi është që të minimizohet përhapja e vatrave dhe se janë në monitorim të vazhdueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here