Këto janë pamjet nga takimi i Sali Berishës me Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin në selinë e PD. Siç shihet Berisha dhe Alibeaj flasin, të tjerët, Albana Vokshi, Arbi Agalliu, Gazment Bardhi, Fatbardh Kadilli, Edmond Spaho, Flamur Noka etj dëgjojnë.
Takimi siç u raportua ka qenë me shtrëngime duarsh, por më pas sërish palët janë ndarë në qëndrimet e tyre, pasi Alibeaj, kryetar i komanduar i PD kërkon largimin e Berishës nga e drejta për të kandiduar për kreun e ri të PD.







































