Google search engine
Home Politike Përfundon beteja politike mes Bashës dhe Berishës, reagon ‘flakë për flakë’ Ivi...

Përfundon beteja politike mes Bashës dhe Berishës, reagon ‘flakë për flakë’ Ivi Kaso, ka një thirrje urgjente për KQZ: Nga sot PD drejtohet nga …

0
176

Pak minuta më parë ka përfunduar beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ku Gjykata ka rrëzuar Bashën dhe drejtimin e PD-së ia ka caktuar Komisionit të Rithemelimit.

Përfaqësuesi Ligjor i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur ndryshimet e statutit të miratuar nga grupi i Berishës, se nga sot PD do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe është PD që drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Nuk ka asnjë kërkesë të ish përfaqësueve të Partisë Demokratike për bashkimin e çështjes së Kuvendit të Korrikut me atë të 11 Dhjetorit. Janë dy çështje të ndryshme që janë gjykuar nga gjytqtarë të ndryshëm. Ankimi i paraqitur nga ish-përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk ndikon në Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

Nëse duam të flasim për ankimin e famshëm është paraqitur para se të mbaronte afati parankimor. Ky është një ankim që nuk ka bëjë me çështjen e zotit Zhukri. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për bashkim të çështjeve. Vendimi është dhënë ditën e sotme. Besoj që në momentin që merret vendim hidhet në sistem. Do merret një kopje e vendimit që regjistron statutin, simbolet e reja, të logos së PD dhe resgjistrimin e vendimarrjeve. Vendimi ka hyrë në fuqi.

Është një çështje. Tashmë juridikisht selia e PD do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit deri në datën 30 Prill. PD ka vetëm një organ drejtues zyrtar. Sot e thotë edhe gjykata. Nuk e kuptoj kush mundet të mos e ekzekutojë këtë vendim. Ka vetëm një Parti Demokratike.

 Ka vetëm një simbol, një flamur dhe një vulë të miratuar në 11 Dhjetor. Qoftë KQZ apo organet e tjera duhet të njohin vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike. Për aventura dhe çmendurira nuk mund të jap përgjigje. Gjykata kishte dy dosje. Kishte edhe dosjen e regjistrit historik.  Të gjitha ishin në dispozicion të gjykatës”, deklaroi Kaso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here