Google search engine
Home Sport Ibrahimoviç habit me deklaratën: Do të luaj derisa të shoh dikë më...

Ibrahimoviç habit me deklaratën: Do të luaj derisa të shoh dikë më të mirë se unë

0
248

Ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviç është pyetur se çfarë do të bëjë me karrierën tani që ka kaluar moshën 40- vjeçare.

Ibrahimoviç ka thënë se nuk do të tërhiqet dhe nuk ka bërë ndonjë plan: “E vërteta është se unë do të luaj derisa të shoh dikë më të mirë se unë… kështu që unë luaj përsëri”.

Realiteti është, se pas arsyetimit të sulmuesit suedez të Milanit, diçka po lëviz, pavarësisht nëse ky mund të jetë apo jo sezoni i fundit. Koha e lamtumirës është një rrethanë që Ibrahimoviç duhet ta marrë parasysh gjithashtu: “Unë e di se një ditë nuk do të kem më këtë adrenaline, – i tha ai UEFA-s.

Por ky është një problem për të gjithë lojtarët, sepse ne jemi të programuar për këtë dhe nuk mund të bëjmë asgjë tjetër. Ti i bën këto gjëra për 20 vjet dhe në këmbim merr adrenalinë. Kur të mungojnë të gjitha, duhet të fillosh nga e para.”

Gjatë viteve Ibrahimoviç është pjekur, por vetëbesimi i është rritur: “Çfarëdo që të më ndodhë, unë do të jem gjithmonë i njëjtë. Më pëlqen, ose nuk më pëlqen, por nuk do të ndryshoj. Unë luaj me shumë emocion te Milani, sepse ky klub më dha lumturi dhe ishte mirë të kthehesha në Champions League.”

Së fundi, edhe një këshillë për të rinjtë: “Është e lehtë t’i thuash fëmijës të besojë te vetja, por është më e vështirë ta bësh këtë. Duhet ta rrethosh veten me njerëz pozitivë, sepse ata negativët duket se nuk duan që ti të kesh sukses.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here