Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për shtyp është shprehur se grupi parlamentar i demokratëve nuk tërhiqet nga kërkesa e tij.
Alibeaj shkon më tej duke i kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha të bëjë hap pas.
Enkelejd Alibeaj e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Tiranës i cili njohur statutin e Komisionit të Rithemelimit, duke u shprehur se do ta ndjekë çështjen në apel.
Sipas Alibeajt, qëllimi i bashkimit të demokratëve, është që ta vendosë Partinë Demokratike në mazhorancë.
“Njerëzit e lirë, demokratët, qytetarët që janë kundër regjimit të Edi Ramës të ecin të bashkuar. U them atyre që besojnë tek kontributi, tek e ardhmja, kjo është formula e vetme tek zgjidhja. Gjuha e linçimit, gjuha e ashpër është shërbimi më i keq që mund t’i bëhet demokratëve. Duhet vetëm një gjë, të duam të mirën e çdo demokrati. Të rrëzojmë regjimin e Edi Ramës. Kjo nuk bëhet duke pasur në gjirin tonë, një etiketim, por se edhe sanksionet për të gjithë PD-në. Unë besoj se sot, siç edhe ndodhi, quajeni si takim i parë për diskutim, thirrja ime është për të gjithë demokratët, ndjesë nëse kam tejkaluar ndonjë gjë. E vetmja gjë që vendos në qetësi shpirtrat tanë, është vendosja e vlerave.
Për shkak të backgroundit tim prej juristi, respektimi i institucioneve edhe kur ato shkelin ligjin. Po ju them, vendimi i sotëm nuk ndryshon asgjë rreth ekzistencës, së institucioneve të PD-së. Kur gjykata të flasë në fund, pasi të bëjmë ankimin përkatës dhe kallëzimin penal. Unë jam si kryetar i komanduar i partisë, nënkryetar. Do të respektoj deri në fund vullnetin e demokratëve. Nëse bëhet fjalë nëse tërhiqemi ose jo, unë isha i qartë. Kemi qenë të qartë në atë që është oferta jonë, se cila është rruga që mund të shkojmë drejt Bashkimit. Grupi parlamentar i PD-së sëbashku me deputetët e pezulluar, të mund të diskutojnë për bashkimin. Bashkimi ka ndodhur vetëm nga një akt i vetëm. Siç ndodhi nga ajo e zotit Basha, të ndodhë dhe me zotin Berisha. Ajo që komnsiderohet si 9 shtatori i konsiderohet faktit non-grata. Berisha nuk ka qenë anëtar i grupit parlamentar.
Berisha nuk ka qenë ndonjëherë anëtar i grupit parlamentar i PD-së, pasi konstituimi i këtij institucioni ka qenë në seancën e parë të parlamentit në 10 shtator. Nuk ka qenë. Kushti ynë, në fakt është nevojë e aksionit politik, e mënyrës e qasjes politike është kjo. Nuk mund të përballet me regjimin duke pasur pas vetes non-grata. Kjo është e qartë, një aksion politik duhet të jetë moral, Është nevojë e domosdoshme që vendosen nga rregullat e moralit politik. Nëse deri përpara disa ditësh pretendohej se njëra anë e krizës ishte zoti Basha, ai e bëri aktin e vetë. Tashmë do ndodhë në simetri logjike nga ana tjetër. Shumë e thjeshtë. Varet çfarë synojnë me bashkimin. Është ardhja e demokratëve, bërja shumicë e tyre, dhe ardhja në qeverisje. Ky është qëllimi final. E mira e çdo demokrati, duhet të ndodhë akti tjetër simetrik për të hequr elementin e krizës. E mira e tyre është të bëhemi shumicë” – tha Alibeaj.






































