Google search engine
Home Politike Spaho sherr me Ballën, Alibeaj flet për herë të parë në Kuvend...

Spaho sherr me Ballën, Alibeaj flet për herë të parë në Kuvend si drejtues i PD-së, zbardhet kërkesa e tij: Është më e udhës që…

0
170

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate. Deputeti i grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.

Sipas tij seanca e sotme plenare duhet të nisë me interepelancën e kërkuar nga grupimi i Rithemelimit dhe jo me mocionin e debatit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se duhet të respektohet rregullorja. Sipas tij, Kuvendi duhet të kthehet në arenë debati në shërbim të qytetarëve.

“Unë kam paraqitur një kërkesë për mocion për një çështje të rëndësishme. Është më e udhës për gjithëkënd në këtë parlament ti dedikohemi asaj që shqiptarët kanë problemin më kryesor. Për këtë arsye zonjë duke respektuar rregulloren unë besoj që të fillojë një orë e më parë me të gjitha çështjet. Respektimi i rregullores duhet të jetë strikt. Vëmendja e shqiptarëve është e njëjtë. Ky parlament do të duhet të kthehet në  arenën e debatit në shërbim të publikut”, tha Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here