Google search engine
Home Aktualitet Shqiptarët rrëmbejnë dhe përdhunojnë 23- vjeçaren/ U luta që të më linin...

Shqiptarët rrëmbejnë dhe përdhunojnë 23- vjeçaren/ U luta që të më linin të shkoja (Emrat)

0
167

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Dedford në Mbretërinë e Bashkuar ku tre shqiptarë kanë rrëmbyer dhe me pas kanë përdhunuar një 23-vjeçare.

Tre shqiptarët e kanë rrëmbyer të renë dhe e kanë çuar në një ambient privat ku më pas e kanë përdhunuar.

Shqiptarët e arrestuar janë Vullnet Haka, 33 vjeç, Ibrahim Bezati, 36 vjeç dhe Gemti Hyka, 31 vjeç, të cilët përballen me akuzat e rrëmbimit dhe përdhunimit.

Akti i rëndë ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar në lokalin Vogue, ndërsa sot ata kanë dalë para gjykatës, por kanë mohuar akuzat.

E pranishme në gjykatë ishte edhe 23-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka deklaruar: “U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha ajo në gjykatë.

Gruaja tha se nuk do të pranonte kurrë të largohej me dikë që nuk e njihte dhe tha se nuk pranonte të bënte seks me askënd.

Ndërkohë gjyqi për tre shqiptarët vazhdon ende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here