Papa Françesku ka kritikuar ashpër Perëndimin për rritjen e shpenzimeve ushtarake, ndërsa luftën që po zhvillohet në Ukrainë e quan ‘çmenduri’.
Gjatë një fjalimi që mbajti në Qendrën Italiane të Grave në Romë, Papa tha se strategjitë gjeopolitike janë një ndër shkaktarët e luftës në Ukrainë.
Papa Françesku nuk mbështet sanksionet perëndimore, as armët, duke thënë se nuk përbëjnë zgjidhje për konfliktin Rusi-Ukrainë. Sipas tij bota duhet të gjejë një mënyrë që të mos i nënshtrohet fuqisë “ekonomiko-teknokratike-ushtarake”.
“Përgjigja e vërtetë ndaj luftës nuk janë armë të tjera, sanksione të tjera, aleanca të tjera politiko-ushtarake, por një qasje tjetër, një mënyrë tjetër e qeverisjes së botës tashmë të globalizuar- duke mos treguar dhëmbët”, tha Papa.






































