Zv.ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy ka lënë të hapur mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.
“Rusia do të përdorë armë bërthamore nëse do të cënohet”, paralajmwroi ai.
Dmitry Polyanskiy, një nga diplomatët më të shquar rusë në SHBA, foli për Sky News pas deklaratës së zëdhënësit të Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, se Kremlini mund të vendosë të përdorë armë bërthamore nëse do të përballet me një kërcënim ” ekzistencial”.
“Nëse Rusia provokohet apo sulmohet nga NATO, ne do të përdorim armë bërthamore,” tha Polyansky.
“Unë nuk mendoj se kjo është zgjidhja e duhur. Por nuk është as gjëja e duhur të kërcënosh Rusinë dhe të përpiqesh të ndërhysh. Pra, kur ke të bësh me një fuqi bërthamore, duhet të llogaritësh të gjitha pasojat e mundshme,” përfundoi ai.






































