Google search engine
Home Politike “Ky është skandali dhe vjedhja më e fundit”/ U shpall Investitor Strategjik...

“Ky është skandali dhe vjedhja më e fundit”/ U shpall Investitor Strategjik për të ndërtuar resorte dhe vila luksoze, Berisha sulmon ashpër aktorin e njohur të ‘Portokallisë’

0
341

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat ka reaguar sërisht për aktorin e njohur të ‘Portokallisë’. Berisha u shpreh se shpallja e aktorit Gaz Paja si Investitor Strategjik është vjedhja më e fundit që i bëhet shqiptarëve.

Berisha shtoi se kjo është mënyra se si qeveria blen mediat e lira.

“Për të bashkëlumturuar Edi Ramën me Gaz Pajën. është skandali dhe vjedhja e fundit që i bëhet pasurive të këtij vendi, dhe kjo është dëshmia më flagrante se si kjo qeveria kap mediat duke përdorur pasuritë dhe pronat publike. është e dënueshme dhe e papranueshme. Nuk kam asgjë personale me dhuntitë artistike të Gaz Pajës, por kto të tjerat skanë asgjë të përbashkët me artin, por përkundrazi me fakultetet më të errta e veset më të këqija të njeriut”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here