Google search engine
Home Sport Kupa e Shqipërisë/ “Air Albania” mbyllet për finalen e Conference League, Partizani-Vllaznia...

Kupa e Shqipërisë/ “Air Albania” mbyllet për finalen e Conference League, Partizani-Vllaznia do të luhet javën e ardhshme në Elbasan

0
303

Kampionati në “Abissnet Superiore” në këtë edicion të kampionatit elitar të futbollit në Shqipëri po dominohet nga Tirana, e cila ka avancuar plot 13 pikë nga vendi i dytë dhe me 59 pikë në total ka hedhur një hap përpara drejt titullit kampion. Mbeten dhe 10 xhiro deri në fund, pra janë edhe 30 pikë në lojë, por epërsia që ka krijuar Tirana i jep asaj shansin e madh për të fituar trofeun më të rëndësishëm sezonal të futbollit shqiptar. Natyrisht, rivalët do të kenë mundësinë të luajnë për vendin e dytë e të tretë, pozicione që sigurojnë pjesëmarrje në Ligën e Europës apo atë të Konferencës (Conference League). Laçi dhe Kukësi janë dy skuadrat që janë më pranë këtij objektivi, por deri në fund të garës nuk mund të përjashtohet mundësia që për një vend në Europë të luajnë edhe Vllaznia e Partizani. Pikërisht këto dy ekipe, që mbajnë respektivisht vendet e katërt dhe të pestë në Superiore, kanë një përplasje paraprake midis tyre në këtë periudhë, që lidhet me gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Nuk do të jetë e lehtë për ta të shkojnë në finale e të fitojnë trofeun, por duket se kupa, sidomos për Partizanin, është mundësia më e mirë për të shpëtuar sezonin, pra për të fituar trofe dhe për të siguruar pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s. Në garë është edhe Laçi, prandaj gara për Kupën merr vlerë të veçantë këtë sezon. në kushtet kur Tirana është “arratisur” ën kampionat, kupa mbetet objektiv për të katër gjysmëfinalistët.

Situata me gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Kupa është trofeu i dytë më i rëndësishëm i futbollit në Shqipëri. Kuptohet, kampionati është kryesori dhe Tirana është më pranë, por skuadrat e tjera e shohin Kupën si mundësinë e vetme për trofe dhe Europën. Dhe menjëherë pas Kombëtares, në vendin tonë skenën e futbollit e marrin gjysmëfinalet e Kupës. Partizani përballë do të ketë Vllazninë, teksa edhe pse e luajnë si pritës të parën, të kuqtë këtë ndeshje nuk do ta luajnë në Tiranë. Është fakt i kryer tashmë se gjysmëfinalja e parë do të luhet në Elbasan. Për t’u vendosur përfundimisht është data e kësaj sfide, por shanset më të mëdha janë që të luhet të mërkurën e 30 marsit. Mbetet të shihet se si do ta përgatisë Partizani Kupën, ndërkohë që e fortë shumë është dhe Vllaznia, por shkodranët po kalojnë një moment të keq, sepse është larguar trajneri Thomas Bërdariç dhe vendin e tij e ka zënë Plori. Në kushtet kur objektivat e fillim sezonit ishin për më shumë, pozita e Vllaznisë si vend i katërt duket shumë larg pretendimeve dhe natyrisht pritshmërive të saj në këtë edicion futbollistik. E njëjta gjë vlen dhe për Partizanin që kërkon nëpërmjet Kupës së Shqipërisë të shpëtojë sezonin. Dhe të kuqtë do ta realizojnë këtë objektiv nëse sigurojnë pikërisht trofeun e Kupës, sepse kështu fitohet trofe dhe sigurohet pjesëmarrja në Europë në mënyrë automatike. Por a do të mundet Partizani ta realizojë këtë objektiv? Trajneri Mehmeti, grupi dhe stafi drejtues janë optimistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here