Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë që Mbretëria e bashkuar dhe aleatët e saj perëndimorë do të rrisin presionin ekonomik ndaj Rusisë duke bërë që presidenti Putini të detyrohet që të ndalojë luftën në Ukrainë.
Ai gjithashtu krahasoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy me Ëinston Churchill i cili e udhëhoqi Britaninë drejt fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Johnson tha se lideri ukrainas ka qenë absolutisht i shkëlqyer në mobilizimin e mbështetjes globale për Ukrainën.
“Ai e di, siç tha Churchill për veten e tij, ai mund të mos ketë qenë luani, por ai ka qenë i privilegjuar të japë ulërimë. Është populli ukrainas ai që ka qenë luani dhe ai ka shprehur vullnetin e tij dhe ndjenjën e tij të kundërshtimit,”– shtoi ai.






































