Google search engine
Home Sport Zbulohen rrogat që japin sheikët për yjet e Paris San Zhermen, surprizë...

Zbulohen rrogat që japin sheikët për yjet e Paris San Zhermen, surprizë Nejmar

0
165

Paraja është ajo që i rrotullon ujërat edhe në sport e sidomos në futboll. Lojtarët më të mirë shkojnë atje ku paguhen më mirë. Natyrisht, këtu luan rol edhe emri i klubit, por është fakt që klubet me emra të mëdhenj kanë dhe pagesat më të majme. Vitet e fundit klubet ë paguajnë më shumë janë ato të Premier League angleze, por nuk qëndrojnë pas edhe vendet e tera, sidomos klubet gjermane. Në Francë e bën diferencën Paris San Zhermen, madje sheiku Al Khelaifi që financo këtë skuadër paguan më shumë se kushdo tjetër. Duhet thënë se në Francë, nga 10-shja e parë e lojtarëve më të paguar padyshim ë të gjithë janë nga radhët e skuadrës së PSG-së dhe kjo është domethënëse. Al Khelaifi ka financuar shumë që të ketë një trofe të Champions League në “xhepin” e tij, por deri tani, edhe pse ka financuar si askush tjetër, nuk ia ka dalë. Ndërkohë, dje mediat zbuluan rrogat e futbollistëve që paguhen më mirë dhe ka surpriza të shumta tek lista e emrave. Kështu, Nejmar dhe Lionel Mesi i prijnë listës së futbollistëve me rrogat më të larta në Ligue 1. Në Top 10 të rrogave më të larta në kampionatin francez gjenden 10 futbollistë të Paris San Zhermenit, njofton portali “Goal.com”. Ylli brazilian paguhet 4 milionë euro në muaj, ndërsa ai argjentinas më pak se 3,5 milionë në muaj. E i treti është ylli tjetër i PSG-së, Kilian Mbape, i cili i kaloi 2 milionë euro në muaj. Pas tyre renditen lojtarët tjerë të gjigantit parisien si Markinjos, Marko Verrati, Ashraf Hakimi, Kejlor Navas, Angel Di Maria, Xheorgjinio Vijnaldum dhe portieri Xhixhi Donaruma. Ndërsa, Visam Ben Jeder i Monakos është i vetmi lojtar në Top 15 që s’është pjesë e PSG-së. Ndërsa, në Top 15 bëjnë pjesë edhe Mauro Ikardi, Serxhio Ramos, Leandro Paredes e Juan Bernat, të gjithë pjesë e PSG-së. Ramos iu bashkua klubit francez nga Real Madridi verën e kaluar dhe ai paguhet rreth 780 mijë euro në muaj dhe e zë vendin e 12-të prej lojtarëve më të paguar nga “Parc de Princes”. Leo Mesi ka qenë futbollisti më i paguar në botë për shumë vite, së bashku me rivalin e tij portugez, Kristiano Ronaldon. Kjo pasi, përveç rrogave të majme në klubet e tyre, Mesi dhe Ronaldo merrnin para nga sponsorët, nga reklamat, nga bonuset e ndryshme dhe nga imazhi i tyre. Shfrytëzimi i imazhit është diçka e rëndësishme në futbollin modern dhe të dy ata kanë pasur fitime që shkonin deri në 100 mln euro në vit, duke i lënë pas lojtarët e tjerë. Në këtë moment, Nejmar është një surprizë e bukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here