Google search engine
Home Ekonomi Kreu i OSHEE tregon rastet e abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike:...

Kreu i OSHEE tregon rastet e abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike: Në lëvizjen e fundit…

0
231

Kreu i OSHEE Ardian Çela u shpreh në mbledhjen e Komitetit të Energjisë se janë kapur disa raste të abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike. Për këto përmendi shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat ndërsa foli për mundësinë e ndërprerjes së disa investimeve për shkak të krizës.

“OSHEE vazhdon tu qëndrojë targeteve që ka vendosur. Niveli i humbjeve teknike llogaritet në 15%. Kjo ka një raport me nivelin e humbjeve teknike. Për 1% humbje teknike ne duhet të investojmë 50 mln euro.

Ne jemi në nivelin 92% për kategoritë familjare. Problem përbëjnë muajt e parë të vitit. Tani jemi duke rikuperuar. Ka një problematikë që vihet re për herë të parë është me biznesin që i ndryshoi tarifa. Kemi proceduar disa herë me shkelësit e ligjit.

Kemi konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedhat. Në lëvizjen e fundit që u bë, çlirohet OSHEE nga sikleti i investimeve. Kemi disa projekte që do të vazhdojmë. Do jemi më të mbledhur sa u përket investimeve. Por nuk do lëmë pas dore investimet e rëndësishme”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here