Google search engine
Home Politike “Kjo është e dhimbshme”/ Baton Haxhiu iu kthehet keq dy mbështetësve të...

“Kjo është e dhimbshme”/ Baton Haxhiu iu kthehet keq dy mbështetësve të Sali Berishës dhe nuk iu lë gjë pa thënë: Mendo, kjo gjeneratë ka adhurues një 80-vjeçar!

0
221

Analisti Baton Haxhiu i quajti mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ arrogante deklaratat e Belind Këlliçit dhe Lediana Fratarit që mbështesin Komisionin e Rithemelimit.

Haxhiu u shpreh se fakti më i dhimbshëm është që gjeneratat e reja të Partisë Demokratike nuk kanë ide.

“Këlliçi ishte arrogant pa nevojë se ishte fitues. Kjo vajza, Fratari, prita që i largon defektet dhe i largon aurat dhe ka një mendim për atë që po ndodh në PD. Del zonja nga Durrësi thotë kam shkuar atje për një mik dhe pastaj thotë jam e PD për arsye se ai Hoti nuk më pëlqen.

Ajo që më dhemb shumë nuk është beteja e Bashës dhe Berishës, është beteja e zbrazët e kësaj gjenerate, paramendo që kjo gjeneratë ka adhurues një 80-vjeçar.

Ju garën e këtij njeriu e keni përçmuar se e keni konsideruar formale. Asnjë ide, asnjë gjë nuk keni prodhuar. E vetmja ide e prodhuar është e Bardh Kadillit. Shumica ju jeni arrogant”, u shpreh Baton Haxhiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here