Google search engine
Home Sport Dy ekipe presin të kthehen në bazë, Teuta dhe Kukësi kanë gati...

Dy ekipe presin të kthehen në bazë, Teuta dhe Kukësi kanë gati stadiumet e rikonstruktuar

0
260

I nfrastruktura e futbollit është përmirësuar ndjeshëm gjatë 5-6 viteve të fundit, përderisa impiante të reja futbolli janë realizuar në bashkëpunim midis qeverisë shqiptare, FSHJF-së dhe FIFA-s e UEFA-s. Ka impiant krejtësisht të ri në Tiranë, si dhe impiante të rikonstruktuar në Elbasan (“Elbasan Arena”), në Shkodër (“Loro Boriçi” i rikonstruktuar dhe zmadhuar në përmasë), por edhe në qytete të tjera, deri në Rrogozhinë, ku ka një impiant modest, por kjo skuadër luan në elitë. E thënë ndryshe, në gati gjysmën e qyteteve të mëdha sot ka nga një stadium që i plotëson kushtet edhe për gara ndërkombëtare në fazën kualifikuese të veprimtarive të UEFA-s për rang klubesh. Por kësaj liste i shtohen së fundmi edhe impiantet e Kukësit dhe të Durrësit që janë rikonstruktuar, duke e rritur dhe më tej cilësinë e stadiumeve të futbollit në Shqipëri. Situata me Kukësin Kur flasim për surprizat e disa klubeve në elitën e futbollit shqiptar, vëmendja shkon padyshim tek Kukësi, i cili prej një dekade luan në elitë dhe ka bërë garë cilësore, duke fituar kampionat e kupë, por edhe duke marrë pjesë rregullisht në Europë. “Niko Dovana” dhe “Kukës Arena” janë dy impiantet që shumë shpejt pritet që të hapin dyert. Si Teuta dhe Kukësi janë detyruar që këtë edicion të luajnë larg shtëpisë së tyre për shkak të rikonstruksioneve që kanë bërë, konkretisht Teuta fushën, ndërsa Kukësi të gjithë stadiumin. Kukësi pret vetëm dritën jeshile të ekspertëve grek për tapetin. Pas vizitës të një jave më parë, në fundin e kësaj jave ata do të kenë sërish një vizitë në Kukës për të dhënë dhe datën përfundimtare se kur do të jetë gati ky stadium. Gjithçka tjetër ka përfunduar dhe tashmë është çështje ditësh që Kukësi të kthehet në shtëpinë e tij pas gati tre vitesh. Dëshira e drejtuesve është që të luajnë ndaj Tiranës ndeshjen e parë, por ekspertët kanë kërkuar një ndeshje testuese para se skuadrat e superiores të zbresin në këtë terren e duket e vështirë që përballja e javës së 27-të mes verilindorëve dhe kryesuesve të kampionatit të luhet në “Kukës Arena”. Teuta, një shans edhe në infrastrukturë Pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve i ka krijuar hapësirën skuadrave që të rikuperojnë energjitë, për t’u përgatitur për javët e fundit të sezonit, që do të jenë dhe më vendimtaret. Krahas përgatitjeve të skuadrave, me shumë gjasa fillimi i prillit do sjellë lajme të mira dhe për disa nga klubet që do të kenë gati stadiumet e tyre. E kur flasim për impiantet, fusha e Teutës po ashtu është thuajse gati e me gjasa ndeshjen e radhës në shtëpi do ta luajnë në stadiumin e tyre. Drejtuesit e skuadrës bregdetare nuk kanë dashur të nxitohen, duke i dhënë kohën e mjaftueshme tapetit, në mënyrë që të mos kërkohet ndërhyrje së paku për disa vite. Ndeshja e radhës në shtëpi për Teutën është ndaj Partizanit është programuar për t’u luajtur në fillim të muajit të ardhshëm ndaj Partizanit. Të kuqtë e kryeqytetit janë një tjetër skuadër që janë në pritje të punimeve të kompleksit të tyre, që do të jetë dhe shtëpia e re për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here