Google search engine
Home Sport Mançester Siti bëhet klubi më i pasur në botë, zbret nga froni...

Mançester Siti bëhet klubi më i pasur në botë, zbret nga froni Realin dhe Bajernin e Mynihut

0
179

Për herë të parë në historinë e lojës së futbollit, klubi anglez i Mançester Sitit bëhet më i pasuri në botë. Kjo del nga përllogaritjet e bëra nga “Football Money League 2022”, studimi vjetor mbi pasqyrat financiare të klubeve të futbollit. Në sezonin 2020-2021, të ardhurat e “Citizenëve” u rritën me 17%, deri në 644.9 milionë, 4.2 milionë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë. Podiumi mbyllet nga Bajerni i Mynihut, ndërsa vendin e katërt dhe të pestë e mbajnë Barcelona dhe Junajtid. Sipas raportit, 20 klubet më të mirë në futbollin botëror kanë grumbulluar 8,178 miliardë euro në sezonin 2020-2021, pak më shumë krahasuar me 2019-2020 (8,162 miliardë euro). Këtë vit, si dhe vitin e kaluar, llogaritë janë ndikuar edhe nga pandemia e Covid-19, me kufizimet që erdhën nga ajo. Me Covid-19 që ende kufizon ashpër pjesëmarrjen dhe fitimet, pothuajse të gjitha të ardhurat e Sitit erdhën nga transmetimet dhe reklamat. Paris San Zhermen, Liverpul, Çelsi, Juventus dhe Totenhem plotësojnë top 10-shen e klubeve më të pasura në botë, e cila mbetet e përbërë nga të njëjtat skuadra. Por Uolves dhe Aston Vila ishin hyrje të reja në top-20, e cila përmban një rekord prej 11 klubesh angleze. Mançester Junajtid ra në vendin e pestë, në pozitën e tyre më të ulët në “Money League” dhe vetëm pak mbi Paris San Zhermen, pavarësisht se përfundoi i dyti në Premier League dhe arriti në finalen e Europa League. Liverpuli rrëshqiti me dy vende në listën e klubeve më të pasura në botë, teksa u përpoq të arrinte suksesin e sezoneve të mëparshme, por Çelsi ruajti vendin e tetë pas fitimit të Champions League. Totenhemi ra në vendin e 10-të, një pozicion pas Juventusit që është i pari për nga klubet italiane, dhe një vend mbi Arsenal, pasi u godit keq nga mungesa e tifozëve në ndeshjet e tyre. Ndërkohë, kanë dalë edhe shifrat e humbjeve të klubeve kryesore për periudhën e pandemisë së koronavirusit. Dy miliardë euro të “avulluara”, dhe po flasim vetëm për 20 klubet më të pasura në botë. Ky është bilanci i dy sezoneve që u përshkuan deri tash nga pandemia COVID-19, më saktësisht sezonet 2019/2020 e 2020/2021. Këtë e ka bërë të ditur “Deloitte Football Money League”, studio vjetore që merret me analiza dhe me statistika të futbollit. Sipas analizës, në këto dy sezone, faturat e përgjithshme e 20 klubeve më të pasura në Kontinentin e Vjetër janë baras me 16,2 miliardë euro, një mesatare prej 8,1 miliardësh në sezon. Nëse krahasohet me totalin e sezonit 2018/2019, i bie se humbja ka qenë prej 1 miliardi euro në vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here