Google search engine
Home Sport FSHF komenton pezullimin e Dukës nga Apeli: E padrejtë, presidenti s’ka funksione...

FSHF komenton pezullimin e Dukës nga Apeli: E padrejtë, presidenti s’ka funksione publike

0
300

Edhe pse zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit janë zhvilluar dhe Armand Duka fitoi thuajse me vendim unanim të anëtarëve mandatin e 6-të si president, duket e diçka nuk po shkon dhe situata mund të kalojë në rrugë gjyqësore aq sa zgjedhjet në FSHF të mos njihen nga organet gjyqësore dhe për pasojë FIFA dhe UEFA mund të marrin vendime ekstreme për pezullimin e futbollit tonë, ose në rastin më të mirë të nisë një proces i ri zgjedhor në FSHF. Ditët e fundit, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, pra për të lënë në fuqi pezullimin e Armand Dukës si president të FSHF dhe të sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku.

Qëndrimi i juristëve të FSHF-së

Pezullimi është një akt juridik i gjykatës dhe si i tillë ai vetëm sa mund të zbatohet, por për juristët e FSHF-së situata nuk është e tillë, pasi Duka dhe Shulku sipas tyre nuk janë nëpunës publikë, edhe pse kryejnë funksione publike. Në një konferencë për mediet, juristi Aldi Topçiu saktësoi se vendimi i marrë nuk është i bazuar në fakte dhe mbi të gjitha është ngritur një hetim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë që sipas juristit të FSHF-së, në këtë rast nuk bëhet fjalë për një person që mban funksion publik, pasi asnjë prej personave në fjalë nuk është nëpunës publik. Ndërkohë që Envi Hicka, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv, tregoi konkretisht se vendimet e marra nuk janë konform rregullave, duke vënë në dukje se UEFA dhe FIFA kanë interes që të ketë një zbatim të rregullt të proceseve që ndërmerren në vendin tonë. Më tej, Topçiu veçoi se procesi i njohjes së Asamblesë e Përgjithshme Zgjedhore është një procedurë e lejueshme brenda 30 ditëve. Ndërsa, Verçani shtoi se nuk ka vendim që e zhbën asamblenë e datave 2 dhe 15 mars.

Qëndrimi i FSHF-së

 “Tani që procesi penal ndaj drejtuesve të FSHF është një proces politik, kjo është pak por e sigurt. Komploti është materializuar më 25.01.2022, kur pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është depozituar kallëzim penal i bërë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ndaj Ilir Shulkut dhe Ardian Haçit. Do përpiqem t’ju shpjegoj pse ky vendim është jo vetëm alogjik, por edhe i paligjshëm. Së pari: Vepra penale për të cilën akuzohet Armand Duka është shpërdorimi i detyrës. Për të kuptuar alogjizmin e kësaj akuze, duhet së pari të shpjegojmë se kjo vepër mund t’i atribuohet vetëm personave që ushtrojnë funksione publike. Kjo do të thotë, zyrtarëve të zgjedhur apo emëruar nga organet e administratës publike. Sepse me gjithë veshjen ceremoniale, Presidenti i FSHF-së është thjesht një kryetar shoqate. Jo vetëm që Presidenti i FSHF nuk është një funksion publik, por ky koncept është në thelb i ndaluar nga ligji për OJF-të, i cili sanksionon parimin e pavarësisë nga Shteti. Për më tepër, që një situatë e ngjashme është krijuar edhe në vitet 2006-2008, ku ndaj presidentit të FSHF sërish ka pasur një kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe i njëjti organ akuze, prokuroria e Tiranës ka dalë me vendim për mos fillimin e procedimit pasi presidenti nuk është subjekt i kësaj vepre penale”, tha ndër të tjera Topçiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here