Google search engine
Home Bota “Le të vrasim Vladimir Putinin”, komploti në Rusi i zbuluar nga shërbimet...

“Le të vrasim Vladimir Putinin”, komploti në Rusi i zbuluar nga shërbimet sekrete: Pasardhësi është gati

0
412

Një grup njerëzish me ndikim që kundërshtojnë presidentin Vladimir Putin dhe që planifikojnë ta vrasin atë, po formohet në mesin e elitës së biznesit dhe politikës ruse. Inteligjenca ukrainase pretendon se ideja e vrasjes së Putin po fiton terren në Rusi. Qëllimi i këtij grupi është ta rrëzojnë Carin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rivendosin lidhjet ekonomike me Perëndimin, të shkatërruara nga lufta në Ukrainë.

Alexander Bortnikov, njeriu që mund të zëvendësojë Putinin

“Konspiracionistët” kanë vënë në dukje tashmë një pasardhës, drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), shërbimet sekrete ruse, Alexander Bortnikov, njeriun që ra nga hiri sepse do të kishte llogaritur gabim luftën dhe nuk do ta kishte informuar Putinin për vështirësitë, për pushtimin e Kievit. Ishte Bortnikov dhe departamenti i tij ata që ishin përgjegjës për të analizuar pikëpamjet e popullsisë ukrainase dhe kapacitetin e ushtrisë ukrainase. Bortnikov dhe disa anëtarë të tjerë me ndikim të elitës ruse po shqyrtojnë opsione të ndryshme për largimin e Putinit nga pushteti. Në veçanti, nuk përjashtohet helmimi, sëmundja e papritur ose ndonjë “aksident” tjetër.

Jep dorëheqjen gjenerali i gardës së Putinit, flitet se është arrestuar

Askush nuk i mohon kërcitjet, dridhjet, shenjat se diçka po lëviz brenda Rusisë që po zbret në mënyrë progresive drejt një faze pasigurie, vështirësie ekonomike dhe izolimi nga bota. Janë me mijëra arrestime të qytetarëve nga forcat e sigurisë në pak ditë në demonstrata në Rusi. Gjithashtu, edhe në nivele të larta ka pasiguri. Zyrtarisht, gjenerali Roman Gavrilov ka dhënë dorëheqjen, por ka nga ata që flasin se ai u akuzua apo edhe u arrestua. Akuzat ndaj tij janë ato për shpërndarje informacioni dhe shpërdorim material (karburant) që çuan në humbjen e jetës, gjatë pushtimit të Ukrainës. Gavrilov është një gjeneral i Rosgvardiya, Gardës Kombëtare, milicisë që Putini ndërtoi në vitin 2016, duke e bërë atë të varur drejtpërdrejt nga Kremlini dhe duke ia besuar atë ish-truprojës së tij nga koha e Shën Petersburgut, Viktor Zolotov. Gavrilov është zëvendësi i  këtij të fundit,  por prania masive e Gardës Kombëtare në pushtim nxori në pah kontradiktat mes tyre. Garda Kombëtare (rreth 400,000 trupa) është e specializuar në rendin publik dhe detyrat kundër terrorizmit dhe ka disa departamente sulmi. Por në ditët e para të luftës, edhe Garda Kombëtare përfundoi në vijën e parë. Mungesa e trajnimit, mjetet e pamjaftueshme dhe mungesa e koordinimit me pjesën tjetër të forcave të armatosura (që varen nga Ministria e Mbrojtjes) përfunduan duke shkaktuar humbje shumë të mëdha. Dislokimi i Rosgvardiya ishte një dështim i plotë në aspektin e strategjisë ushtarake, shpjegoi Ruslan Leviev nga CIT. Ndër të tjera, ushtari më i lartë i zënë rob nga ukrainasit dhe i shfaqur në një rrëfim publik para kamerave është nënkolonel në Gardën Kombëtare. Sipas Putin, gabimet e bëra nga Rosgvardiya në Ukrainë janë edhe më të rëndësishme. Një nga arsyet e stabilitetit të Putinit është shumimi i forcave të sigurisë të një strukture si Rosgvardiya, e menaxhuar pa asnjë ndërmjetësim ministror apo burokratik. Aq më tepër nëse ajo drejtohet nga një zotëri që ka qenë besnik  në fanatizëm për 30 vjet si Zolotov. Ky i fundit, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit para pushtimit  tha fjalët më të ashpra duke i konsideruar  ukrainasit si  vasalë të amerikanëve, të cilët po i mbushin me armë dhe kërkoi luftën kundër tyre për të vënë në vend nderin e rusëve dhe vendit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here