Bolton: Putin po kafshon më shumë se mund të përtypë, Shqipëria është në mbrojtje nga NATO, dyert për Kosovën janë të hapura

0
367

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka folur lidhur me luftën që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka hapur Ukrainës. Në një intervistë për emisionin Fokus të gazetarit Robert Papa, Bolton u shpreh se pasi te zgjidhet situata në Ukrainë, NATO duhet të marrë një vendim gjithëpërfshirës, nëse do të zgjerohet dhe kush do pranohet. Sipas tij, presidenti i Rusisë po kafshon më shumë se mund të përtypë, dhe se kërcënimi i tij për përdorimin e armëve bërthamore është një blof, pasi Putin po teston NATO-n se deri ku mund të arrijë.

Robert Papa: Kosova nuk është Krime, por Putin ende vazhdon të flasë rreth kësaj. A janë Kosova dhe Shqipëria të kërcënuara nga Putin?

Bolton: Mendoj se Putin ka kafshuar më shumë se ç’mund të përtypë për momentin në Ukrainë dhe mbase nuk po tregon vëmendje  për Ballkanin. Por nuk dyshoj se pasi rusët të arrijnë atë objektiv në Ukrainë, që ata e dinë së ç’duan, ata nuk do të ndalojnë aty. Gjëja më  mahnitëse në këtë pushtin mbi trejavor, përtej heroizmit të forcave ukrainase, është paaftësia e ushtrisë ruse. Mbase ajo do të ndryshojë, por kjo tregon diçka për kombet në Evropën Lindore për natyrën e kërcënimit rus.

Robert Papa: A mendon se është koha e duhur që Kosova të bëhet anëtare e NATO?

Bolton: Unë mendoj se ajo që do shikojmë ne pasi te zgjidhet situata në Ukrainë, NATO duhet të marrë një vendim gjithëpërfshirës nëse do të zgjerohet dhe kush do pranohet. Mendoj se NATO bëri një  gabim kur u shkatërrua Pakti i Varshavës dhe Bashkimi Sovjetik, duke mos ardhur në një qëndrim të qartë të ndërgjegjshëm se sa larg do të zgjeroheshim. Zgjerimi është bërë intensiv dhe mendoj se çdo anëtar i ri  (edhe Kosova) është një plus për NATO-n, por NATO nuk arriti në një përfundim se sa larg do shkonte. Kësisoj la një zonë të madhe gri me vende si Bjellorusia, Moldavia dhe Ukraina si dhe vende të tjera. Por ne lamë një zonë gri mes kufijve lindorë të NATO-s dhe nëse mund ta quaj kufirin perëndimor të Rusisë. Çdo zonë gri është ftesë për  njerëzit të shkaktojnë  probleme. Këtë po shikojmë sot. Tani po shikojmë  nga vende si Finlanda, Suedia ku një shumicë mbështet bashkimin  me NATO-n. Ka bisedime që edhe Irlanda të bashkohet. Unë mendoj që ajo që nevojitet që këtë çast të vendosim sa larg duhet të shkojmë. Preferencat e mija personale janë se çdo vend sovran veri atlantik që dëshiron të bashkohet me NATO-n, duhet lejuar të bashkohet. Unë shkoj edhe më tej, mendoj se NATO duhet bërë globale, siç ka sugjeruar ish kryeministri spanjoll Aznar. Australia, Japonia, Singapor, Izrael. Kjo është një kohë pse NATO është shumë e rëndësishme. Varet se si do shkojë çështja në Ukrainë, por mendoj realisht, është një mundësi këtu, për të gjithë ne që besojmë në këtë aleancë kolektive mbrojtëse

Robert Papa: Artikulli 5. A mund të shpresojë Shqipëria se SHBA do të luftojë për ne?

Bolton: Mendoj së një nga konsekuencat në Amerikë pas pushtimit rus ndaj Ukrainës, ishte që njerëzit e kuptuan më mire së çfarë kuptimi ka artikulli 5 dhe mendoj se është lajm i mirë. Mendoj  që është lajm i keq për Ukrainën, në sensin se nuk është anëtare e NATO-s, dhe shumë mendojnë se është jashtë mbrojtjes së NATO-s, por për anëtarët e NATO-s, ( edhe Shqipëria) administrata e Bidenit dhe liderë të tjerë të Europës e kanë bërë të qartë se nëse Rusia bën çdo gjë brenda kufijve të NATO-s do ketë pasoja shkatërruese për Rusinë. Kjo është treguesja e përkushtimit të NATO-s.

Robert Papa: Në Ballkanin Perëndimor shqiptarët janë më pro-amerikanet dhe po e tregojnë çdo ditë, ndërsa Serbia nuk është. Nuk e di a jeni familjar me Ballkanin e Hapur çka vendos Serbinë në kontrollin ekonomik, dhe Departamenti i Shtetit e mbështet. A ka ardhur koha që të mos mbështesim Ballkanin e Hapur nën influencën e Serbisë?

Bolton: Unë mendoj se ti e di më mire se sa e ndërlikuar është historia në Ballkan. Një nga gjërat që kemi parë në vitet e fundit, është se një farë progresi është bërë drejt disa çështjeve qe e kane bërë të pamundur për disa shtete te pavarura, të ikin prej perandorive,  ku ishin pjesë më parë, për t’u bashkuar  bashkë paqësisht. Mendoj se janë bërë zhvillime sinjifikative, kjo nuk është vënë re shumë në ShBA, por çka ndodhi para 3 vitesh kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord se çfarë emri do kishte. Ky është një hap i madh përpara. Duhen shumë hapa të tjerë.

Robert Papa: Ju jeni takuar disa herë me Putinin. Është aq i zgjuar apo vetëm një KGB-ist? Ai thotë ju keni logjikën tuaj unë kam logjikën time, të shikojmë kush do ketë sukses

Bolton: Kam qenë me  Sekretarin Ramsfelld kur shkuam menjëherë pas 11 shtatorit. Mendimi im për atë është i njëjti si e pashë asokohe. Mendoj se është   vrasës gjakftohtë, shume i qartë se cilat janë interesat kombëtare të Rusisë. Nuk i blej thëniet se ai ka humbur aftësitë mendore në muajt e fundit. Ai është me logjike  por bën gabime. Sipas këndvështrimeve ruse ai ka bërë gabime me situatën në Ukrainë. Pashë një version të shkurtër të fjalës së tij, para disa javësh, për Ukrainën dhe çfarë kuptimi ka ajo për atë. E kam dëgjuar edhe nga zyrtari i lartë rus Patrushev, që ishte numri një opozitar ndaj meje kur isha këshilltar i sigurisë kombëtare, nga Lavrov ministri Jashtëm, nga ministri i mbrojtjes Shoigu, e kam dëgjuar prej të gjithë atyre. Ata vendosnin një vlerësim të madh mbi Ukrainën Dhe ndaj Bjellorusisë, gjithashtu. Një nga gjërat që nuk i kemi kushtuar shumë vëmendje se rrënjët e Rusisë me Bjellorusinë janë forcuar shumë muajt e fundit. Këto janë gjëra që mbase në SHBA dhe Europa kanë kuptuar mirë  analizat  dhe  benefitet  dhe kostot e rusëve. Por unë besoj se Putini personalisht ndihet i fortë dhe kjo shkon pas shumë vite.

Robert Papa: E di se keni pasur një ide shumë të mirë që Bjellorusinë dhe Moldavinë ta ndanit nga Rusia. Ju shkuat dhe takuat Lukashenkon. A është sot e vdekur kjo ide?

Bolton: Unë mendoj se është një formë shumë e keqe. Arsyeja që unë shkova të takoj Lukashenkon se asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk kishte shkuar ta takonte. Doja të shikoja  vetë nëse ai ishte një objekt për ta hequr prej Moskës. Ishte vera e 2019, ai ishte shumë i shqetësuar se do përthithej brenda Rusisë. Ai më tregoi mua një hartë te zyra e tij për një rrugë mes Moskës, Minskut dhe Varshavës. Ishte thuajse një vijë e drejtë. Më tha se njerëzit në perëndim duhet ta kuptojnë se jemi në rrugën  drejt Europës Lindore. Çfarë  ndodhi që atëherë me demonstratat kundër tij dhe vendosjen e sanksioneve, ai ka parë më shumë siguri për veten dhe regjimin e tij duke u afruar në shumë me Moskën. Kjo është e qartë ç’po ndodh tani. Nuk e di se si në këtë çast ta tërheqim prej andej Lukashenkon. Mendoj se Moldavia është në rrezik të madh nëse gjërat shkojnë keq në Ukrainë. Shikojmë rrjedhjen  e madhe me refugjatë prej Ukrainës, afro 3 milionë, shumë e vështire për Poloninë dhe të tjerët, por thuajse mbytëse për një vend të vogël si Moldavia. Kësisoj po shikojmë pasojat e destabilitetit social pas sulmit rus,  jo vetëm në Ukrainë, por në gjithë Europën Lindore?

Robert Papa:Pse është Ukraina kaq e varfër? Korrupsioni?

Bolton: Planifikimi në kohën e Bashkimit Sovjetik nuk ishte më i arsyeshmi në botë. Ne dimë pseudonimin e Ukrainës, kanistra e madhe e bukës për Bashkimin Sovjetik. Kishte potencialin prej investimeve të lëna atje nga Bashkimi Sovjetik. Fabrika Antonov, si dhe zonat shume të pasura bujqësore. Mund të bëhet një vend i pasur. Mendoj se korrupsioni ka qenë pjesë e kësaj, ndaj Zelenski u zgjodh si president më 2019, ishte një çështje e tij  në fushatë për të eliminuar korupsionin, por unë gjithashtu mendoj se trashëgimia e një statusi të pa qartë për Ukrainën më këtë zonë gri mes NATO-s dhe Rusisë ka dekurajuar investimet  e huaja. Slogani i vjetër se kapitalizmi është i keq gangster do pasiguri , nuk pëlqen rreziqet e mëdha, dhe njerëzit gjejnë vende të tjera të investojnë, e jo në Ukrainë. Cila ishte e turpshme sot pas shkatërrimeve të mëdha, nuk e di se nga do vijnë paratë për rindërtimin e vendit pasi të mbarojë lufta pa folur për investimet qe duhet të vijnë.

Robert Papa: Irani është  problemi i madh dhe Rusia po ndërmjetëson për marrëveshjen  me SHBA. Ju bëtë një punë të madhe ta prishni atë marëveshje. A është Biden shumë i dobët?

Bolton: Mendoj se marrëveshja bërthamore me Iranin ishte një ide e keqe. Ranë dakord më 2015. Ishte koha për të ikur dhe ide e keqe që Biden po i kthehet përsëri dhe ky angazhim rus e bën më të pamundur. Ka një kundërshtim thuajse unanim nga republikanët por është rritur edhe  te demokratët gjithashtu, kështu që është larg nga zgjidhja,

Robert Papa:Kërcënimi bërthamor, a është  një blof nga Putini, apo diçka reale?

Bolton: Putin tha se ai po ngrinte statusin e alarmit të armëve bërthamore. As nga fotografitë private satelitore apo nga dëshmitë e javës së fundit nga shefat e inteligjencës amerikane, askush nuk pa ndonjë ndryshim operacional ne statusin e forcave bërthamore, kështu nuk kishte ndryshim të gadishmërisë së tyre. Unë mendova por edhe faktet e tregojnë se ishte një blof dhe Putin po teston NATO-n. Kam frike nga kjo perspektivë, pavarësisht nga bllokimi në Ukrainë, Putin po e frikëson SHBA dhe NATO, duke marrë hapa që mund te kenë pasoja sinjifikative. Ne dështuam të frikësojmë Putinin para pushtimit, tani po e bën ai që të mos japim ndihmën e duhur ndaj Ukrainës. Mendoj se ne duhet të ndryshojmë para se rusët ta shkatërrojnë fare atë vend. Mbase negociata për paqe mund të prodhojë diçka,  por unë nuk besoj, sepse është bërë një dëm reputacioni ndaj forcave ruse. Kjo do të thotë se Putin do të kërkoje diçka që mund ta quaje fitore. Por ai është shume larg prej fitores.

Robert Papa: Fox News thotë se me Trump do ishte skenar tjetër. A është kjo e vërtetë?

Bolton: Ne termin e parë Putin mendonte se Trump po e dobësonte NATO-n dhe ne termin e dytë ai mund të tërhiqej nga NATO. Kur Trump humbi për Putinin ishte diçka  pa fat, por nuk qe mjaft ta ndalonte për pushtimin. Kështu Trump mund të thotë se çfarë do të mund te bënte më mire se çfarë po ben Biden. Kjo është natyra e politikës. Kalkulimi i Putinit nuk qe i bazuar thjeshtësisht te personaliteti i Trump.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here