Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të amerikanëve. Në një intervistë televizive, teksa u pyetu lidhur me shpalljen e tij “non grata” nga Amerika, ai e cilësoi atë si një akt i mafies George Soros. Ai madje theksoi, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet që të paraqesin edhe prova. “Shpallja është një akt i mafies së George Soros. Unë deklaroj që në momentin që qeveria e SHBA dhe çdo vendi tjetër mund të paraqesë një provë të vetme të korrupsionit të Berishës, jam i gatshëm të marr çdo vendim. Por shtoj se kjo nuk do ndodhë sepse nuk ka asnjë provë. Unë theksoj se jam i durueshëm dhe proceset gjyqësore do t’i ndjek në mënyrën më të vendosur. Krahas transparencës rruga ligjore është një tjetër element i rëndësishëm”, tha ai. Po ashtu, Berisha komentoi zhvillimet politike në Partinë Demokratike. I pyetur nëse ka qetësim të situatës me tij dhe kreut të PD Lulzim Bashës dhe nëse do të ketë negociata mes tyre, Berisha tha, se 6 marsit ishte një leksion shumë i rëndësishëm për të gjithë opozitarët e vërtetë. Ai theksoi, se nuk ka pasur negociata.“Gjithçka përcaktohet nga qëndrimi i votës së lirë. Basha është shkarkuar nga referendumi i 18 dhjetorit. Në nuk kemi përjashtime ai do të ketë të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet e sa nëse do pranojë votën e lirë. Nuk ka pasur negociata, ka pasur zhvillim, një personalitet i rëndësishëm, Elmar Brok, që ka bashkëpunuar me Bashën erdhi në Tiranë. Pasi diskutuam në takimin e parë, më thotë Sali në Uashington dhe Bruksel ka një problem, më thonë se Berisha është në moshë për këtë detyrë. Përgjigja ime ishte: I dashur mik, rikthimi nuk ndodh pse do, ka të bëjë me një tërësi faktorësh që ndodh shumë rrallë në histori dhe vetë fakti që ndokush mendon se kush duhet apo nuk duhet të jetë kryetari i PD, më bën të vrapoj të kandidoj dhe të mos pranoj asnjë ndërhyrje të cilitdo për të na diktuar kryetarin e partisë”, nënvizoi Berisha.





































