Në vetëm 3 muaj, Xavi Hernandez ka ndryshuar totalisht Barcelonën. Nga një ekip që mund ta rrihte çdo skuadër, në një ekip të frikshëm që mund të mposhtë dhe të dominojë çdo rival madhe mund të thuhet edhe se kjo skuadër nuk ka më nevojë për një si Messi.
Me argjentinasin e larguar, Barça hakmerret ndaj Real Madridit për dy humbjet në fazën e parë dhe në Superkupën e Spanjës me një fitore 4-0 por ajo që të mahnit është mënyra e lojës, dëshira dhe entuziazmi i blaugranasve.
Real Madrid mund edhe të fitojë titullin por një paraqitje e tillë mund të lërë shenjë në ecurinë e mëtejshme teksa mungesa e Benzema ndryshoi gjithçka për Ancelottin që te skema duke luajtur me një sulmues.
Për të analizuar ndeshjen, mund të flasim vetëm për Barcelonën pasi me meritë shkatërroi rivalët e përjetshëm duke shënuar nga dy gola për çdo pjesë madje rezultati mund të ishte edhe më i thellë.
Pas një morie rastesh të humbura, në 29’ Aubameyang kalon përpara Barçën duke shënuar golin e tetë për katalanasit ndërsa në 38’ Araujo kërcen mbi të gjithë për të shënuar me kokë golin e dytë.
Pjesa e dytë është e njëjta muzikë, Barça dominon dhe kontrollon dhe në 47’ Ferran Torres gjen dhe golin e tretë të sfidës ndërsa vulos gjithçka sërish Aubameyang në 51’ dhe për të është goli i 9 që kur erdhi më 31 Janar te Barça. Shifra të jashtëzakonshme që tregojnë dorën e Xavi Hernandez ndërsa Barça tani ndan vendin e tretë me Atleticon dhe Real Madridi është 12 pikë larg. Ndoshta shumë vonë për t’u arritur.









































