Macron nis përgatitjet për të forcuar ushtrinë, paralajmëron një luftë të madhe në Europë

0
198

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, nuk përjashton fillimin e një lufte të madhe në Evropë. Macron tha se Franca duhet të forcojë ushtrinë e saj për t’u përgatitur për t’iu përgjigjur “një luftës me intensitet të lartë”, e cila mund të kthehet në kontinentin tonë. Përballë 300 gazetarëve të mbledhur në vend, presidenti francez këmbënguli në nevojën për të forcuar autonominë e Francës dhe Evropës përballë sfidave të ardhshme . Në rreshtin e parë, natyrisht, është sfida që ka të bëjë me sektorin e mbrojtjes . Sektor i kthyer në plan të parë dhe aktual pas luftës që shpërtheu në Ukrainë dhe kërcënimeve pasuese ndaj Perëndimit të Vladimir Putinit. Macron, vendosi një buxhet të barabartë me 50 miliardë euro për mbrojtjen deri në vitin 2025. Qoftë një luftë simetrike apo asimetrike, me intensitet të lartë apo të ulët, paralajmërimi nuk lë vend për shumë interpretime: Franca, dhe bashkë me të edhe Evropa , duhet të gjenden të përgatitura. Ukraina në fakt mund të jetë vetëm një zile e parë alarmi në funksion të konflikteve të reja, të mundshme për t’u përballur. Nuk është për t’u habitur që Macron synon gjithashtu të dyfishojë numrin e rezervistëve në mesin e ushtrisë dhe një rritje të agjentëve dhe xhandarëve. Ai gjithashtu shpresonte se Franca do të ishte ” kombi i parë që do të dilte nga varësia nga nafta, gazi dhe qymyri “. “ Duhet të kemi një komb të aftë për të mbrojtur veten nga të gjitha format e rreziqeve ”, tha kreu i shtetit. Në këtë kontekst, mbajtësi i Elysee njoftoi se në rast të rizgjedhjes në zgjedhjet presidenciale në prill, ai do t’i kërkojë shefit të shtabit të ushtrisë të rivlerësojë ” të gjitha nevojat e nevojshme”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here