Jorgaq Tushe: Plagjiatura në shfaqje e dëmton teatrin, sepse nuk ka krijimtari dhe është njësoj si të vjedhësh dhe të thuash është e imja

0
252

Plagjiatura sjell dëm në teatër, sepse është vjedhje, por në skenat tona ka pasur dhe raste të tilla, çka ka sjellë dhe reagimin e artistëve të ndryshëm. Sipas tyre, teatrin zgjedh ta bësh se e ndjen jo të justifikosh kontratën apo rrogën dhe plagjiatura sjell dëm. Regjisori dhe aktori Jorgaq Tushe, një nga emrat që për dekada me radhë ka dhënë një kontribut të madh në jetën artistike të teatrit dhe me angazhime dhe në kinemanë shqiptare, thotë se mbaron krijimtaria në teatër nëse ka plagjiaturë. Tushe shprehet se plagjiatura është shqetësuese. “Plagjiaturë ka në teatro. Ne kemi shfaqje të vëna në teatro, që e kanë këtë problem. Sot kemi regjisorë që i vënë motamo siç i ka Yuotube shfaqjet teatrore. Plagjiatura e dëmton teatrin, sepse nuk ka krijimtari dhe është njësoj si të vjedhësh dhe të thuash është e imja, por është e tjetrit. Këtu dalin në pah edhe paaftësia, por ndikon dhe mungesa e kritikës, pra dalin të gjitha”, shprehet regjisori dhe aktori Jorgaq Tushe. Për çfarë ndodh me shfaqje të ndryshme flitet për këtë problem edhe mes artistëve, por regjisori Tushe thotë se Ministria e Kulturës mund të ndikojë, që të zgjidhet. Sipas Jorgaq Tushes, ministria në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar mund të bëjnë një konkurs dhe të vendosë një pjesë me të gjitha trupat artistike. “Ministria e Kulturës apo dhe Teatri Kombëtar, që është i pari, duhet të organizojnë një konkurs dhe vihet një pjesë në skenë. Trupat artistike në Tiranë, Vlorë, Durrës, Shkodër,  Korça etj, të vënë të njëjtën pjesë dhe aty të shikohet është kopje apo nuk është kopje. Nuk ka rëndësi të jetë pjesë shqiptare apo e huaj, por të njëjtën pjesë ta vënë të gjithë teatrot. Dhe të shohim ka krijimtari në teatër te regjisorët apo ka plagjiatura në shfaqje siç ndodh me raste”, tregon Tushe.

 Vepra dhe aktorët

Regjisor dhe aktor Jorgaq Tushe tregon se plagjiatura në skenën tonë ka filluar shumë vite më parë. Por Tushe thotë se ishte koha, që nuk flisnin. “I dinë, por nuk i thonë këto gjëra”, thotë Tushe. Me këtë problem që haset sot në teatrot tonë, Jorgaq Tushe shprehet se bota ka dhe një zgjidhje tjetër, që parandalon plagjiaturën. Sipas tij, një shfaqje e mban 10 vjet në repertor dhe e sjell në skenë herë pas here me aktorë të ndryshëm. “Unë kam vënë para 15 vitesh në skenë greke pjesën “Krushqit nga Tirana”, që vazhdon dhe sot të shfaqet në Greqi dhe me sukses. Por çfarë ndodh? Ai nuk mban të njëjtët aktorë, por mban 3 vite aktorët dhe më pas i ndërron dhe bën po të njëjtën shfaqje. Por ata të rinj që do vijnë sjellin të renë, por edhe regjisori sjell të renë. Pra vihet e njëjta vepër, por te jetë vepër ta luajnë aktorë të tjerë”, thotë regjisori Jorgaq Tushe, i cili dhe vetë ka sjellë në skenë vepra teatrore, por gjithmonë duke u bazuar në punën e tij artistikë. Në reagimin e tij aktori thotë se vepra e Shekspirit “Romeo e Zhuljeta” është vënë në shumë skena të botës, por secila prej tyre ka të veçantën e saj. Sipas aktorit, edhe në Tetarin Kombëtar të Tiranë duhet të marrin pjesë artistët më të mirë nga vendi në shfaqjet teatrore, që vihen në skenë. Regjisor dhe aktor Jorgaq Tushe falë punës së tij ka fituar vlerësimin dhe nderimin, që i bëhet një artisti. Me teatrin dhe Estradën në Vlorë ka sjellë për publikun 50 premiera që mbajnë emrin e tij si regjisor, por nuk janë të pakta dhe rolet në teatër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here