Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Mësohet se Putin i ka thënë kancelarit gjerman se Kievi po përpiqet të bllokojë bisedimet e paqes me Rusinë.
Megjithatë lideri i Rusisë, shtoi se Moska është ende e interesuar për vazhdimin e negociatave.
“Ne kemi vënë re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të vonojë procesin e negociatave, duke bërë propozime gjithnjë e më joreale”, tha Kremlini.
“Megjithatë, pala ruse është e gatshme të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje në përputhje me parimet e njohura të saj”, mësohet të ketë thënë Putin.