Google search engine
Home Aktualitet Neolitizmi në territoret parailire dhe problemi pellazgjik, bashkëbisedim shkencor në ASH

Neolitizmi në territoret parailire dhe problemi pellazgjik, bashkëbisedim shkencor në ASH

0
244

Komisioni i përhershëm i historisë dhe arkeologjisë që funksionon pranë Akademisë së Shkencave organizoi bashkëbisedimin shkencor rreth çështjes së rivlerësimit të hipotezës së migracionit “kurgan”, sipas evidencës arkeologjike nga Shqipëria dhe Kosova. Arkeologu Adem Buguri referoi për neolitizmin si proces i dëshmuar përmes dëshmive arkeologjike në territoret ilire, duke iu referuar shtresimeve të kulturave të identifikuara në periudhën preilire, protoilire dhe ilire. Autori paraqiti argumente nga kërkimet në terren dhe nga bibliotekat shkencore për një qëndrim kritik ndaj tezës së migracionit “kurgan”, me drejtim ardhjeje një vatër lindore aziatike, duke ndjekur një vijë lëvizjeje përmbi Detin Kaspik. ASH shkruan se duke analizuar tipologjinë e kulturës së varrimit, sidomos atë të kulturës tumulare; tipologjinë e enëve shtëpiake dhe atë të armatimit; format dhe ngjyrat e tyre; përhapjen nëpër territorin e sotëm të Shqipërisë dhe Kosovës, prof. Buguri mbështeti dhe sistemoi tezën e një “ardhjeje anatolike”, që përkon me kohën e lulëzimit të kulturës së Maliqit. “Nëpërmjet trajtimit kritik të tezës së migrimit “kurgan” dhe specifikave të kulturës materiale dhe të riteve të varrimit, autori konkludon se kulturat vendëse të periudhës së neolitit (duke përfshirë atë pellazge) kanë lënë gjurmë të fortë rezistuese ndaj kulturës së ardhur bashkë me migracionet nga Lindja. Sa i takon kulturës së ardhur me migracionin “kurgan”, gjurmët e saj janë krejt rastësore; kurse gjurmët e kulturës së ardhur me migracionin anatolik janë të pranishme dhe mund të krahasohen me të njëjtën kulturë që dëshmohet në Trojë dhe në rajonin e Ballkanit”, shkruan ASH. Sipas, ASH prof. Bunguri vërejti gjithashtu se ka një mospërputhje të qartë kronologjike midis kohës së datuar të këtij migracioni dhe kohës së fillimeve të metalurgjisë në Maliq dhe në disa qendra të tjera të Neolitit në Shqipëri.  Moderimi i veprimtarisë u bë nga prof.dr. Neritan Ceka me pjesëmarrjen e kryesisë së ASH, studiuesve dhe kolegëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here