Shefi i spiunazhit rus, Naryshkin paralajmëron: Rusia po përjeton një moment historik!/ “Fati vendit do vendoset në ditët në vijim”

0
209

Kreu i agjencisë ruse të inteligjencës, Sergei Naryshkin ka paralajmëruar se fati i vendit do të vendoset në ditët në vijim.

Shefi i spiunazhit rus tha në një panel në Moskë se “Rusia po përjeton një moment vërtet historik”.

“Fati i Rusisë po vendoset, pozicioni i saj i ardhshëm në botë”, tha Naryshkin, i cili drejton SVR.

Fjalimi i shefit të spiunazhit u fokusua në rëndësinë e sovranitetit. Ai u tha delegatëve: “Sovraniteti është garanci e mirëqenies dhe dinjitetit të qytetarëve tanë, kjo është e ardhmja e fëmijëve tanë. Në çështje të tilla, Rusia kurrë nuk është tërhequr dhe nuk do të tërhiqet, sepse përndryshe do të pushojë së qeni Rusi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here