“Sekuestruam miliona euro e dhjetëra prona të lakmueshme në Adriatik”/ Arben Kraja del në konferencë urgjente dhe zbardh detajet: Kemi 14 vendime ku lista e pasurive është shumë e gjatë dhe me …

    0
    176

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, në një koferencë për mediat ka bërë bilancin e vitit që lamë pas në lidhje me hetimet dhe pronat e sekuestruara.

    Kraja tha se janë sekuestruar mbi 1 milion euro, miliona lekë dhe dhjetëra prona. Ndër to përmendi edhe subjekte tregtare të lakmueshme buzë detit Adriatik.

    “Për t’i identifikuar asetet kriminale dhe më pas për t’i përdorur në favor të publikut e të institucioneve që punojnë për to. Unë mund të përmbledh vetëm disa shifra për vitin 2021 për zbatimin e ligjit antimafia. Risia që futëm ishte edhe dënimi për pastrim parash. Gjatë vitit 2021 janë dhënë 5 vendime konfiskimi që përfshijnë 3.4 milionë euro, prona të luajtshme e të paluajtshme. Po kështu kemi 14 vendime ku lista e pasurive është shumë e gjatë dhe me vlera të konsiderueshme, jnë 11 subjekte tregtare, rreth 1 milionë euro në llogari bankare dhe 20 milionë lekë shqiptare. Vetëm gjatë vitit 2021 kemi 6 vendimi sekuestrimi me 15 prona të lakmueshme në bregun e Adriatikut,”- tha Kraja ndër të tjera.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here