Google search engine
Home Aktualitet Pas Durrësit lëshohet alarmi edhe në një tjetër qytet të vendit, njihuni...

Pas Durrësit lëshohet alarmi edhe në një tjetër qytet të vendit, njihuni me sëmundjen e rrezikshme që po përhap panik dhe ka përfshirë masivisht shpendët

0
177

Pas Durrësit lëshohet alarmi edhe në Korçë për përhapjen e gripit të shpendëve pasi dyshohet për qindra-mijëra pula të ngordhura.

Sipas ekspertëve sëmundja “Laringotrakeiti” ka rënë në masë tek shpendët në jug-lindje të vendit. “Një rast që është çuar për analiza”, thotë Adriatik Skenderasi përgjegjës i sektorit veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Korçë.

Bëhet me dije se drejtoria e Bujqësisë ndodhet në terren për verifikime dhe kontrolle në pulari. Vetëm në Durrës ditën e sotme u raportua për 175.300 pula të ngodhura. Në ditët në vijim do dalin shifrat për pularitë e tjera dhe numri total pritet në rang qyteti të kaloj 400 000.

“Laringotrakeiti” është një sëmundje e rrezikshme infektive që shkakton aktivitetin e viruseve nga familja herpes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here