Grida Duma zbulon për herë të parë “ultimatumin” e vendosur ndaj Bashës dhe strategjinë e PD-së: Ka kohë deri nesër të largohet

0
846

Deputetje e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka zbuluar për herë të parë me anë të një dalje për mediat nga Elbasani “ultimatumin” që i është vendosur Lulzim Bashës që të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.

Duma u shpreh se Basha ka kohë deri ditën e nesërme për tu larguar, duke zbuluar edhe strategjinë e PD-së për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së. Duma nënvizon se strategjia e vetme është ndërtimi i një komisioni të përbashkët të përbërë nga grupi parlamentar dhe ai i “foltores”.

Grida Duma flet nga Elbasani: “PD nuk duhet të zvogëlohet dhe të dalë forcë e tretë, personat që i bën dëm PD-së duhet të tërhiqen pas. I  kemi lënë kohe ditën e nesërme për të bërë hapat pas si kundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rruge tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji e vetmja ndërtimi i një komisioni nga deputetet e grupit parlamentar dhe ata të “Foltores” të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here