Gjykata e Elbasanit dënon dhëndrin e ish-kryebashkiakut Sejdini/ Vrau shokun e ngushtë me sende të forta

0
258

Sokol Sanxhaktarin u dënua me 18 vite burg nga Gjykata e Elbasanit pasi akuzohet se ka vrarë me sende të forta shokun e tij Florian Lamçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik të vitit 2020.

Për Sokol Sanxhaktarin i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” 18 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj lirim me kusht.

Për Adriano Hajdari i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” u kërkua 18 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj lirim me kusht.

Për Amadeus Lamcja i akuzuar për “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” 5 vjet burgim.

Për Mehmet Muça i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” 5 vjet burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here