Google search engine
Home Bota Deklaratat historike të liderve të BE-së nga Kievi i pushtuar për ukrainasit

Deklaratat historike të liderve të BE-së nga Kievi i pushtuar për ukrainasit

0
287

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, homologu i tij çek Petr Fiala dhe ai i Sllovenisë Janez Jansa, të cilët udhëtuan me tren në Kievin e shkatërruar nga lufta, ishin liderët e parë të huaj që vizituan kryeqytetin e Ukrainës që nga nisja e pushtimit rus muajin e kaluar.

Udhëtimi i tre liderëve të BE-së në Kiev u koordinua me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, por Euroactiv deklaron se se ata nuk kishin një mandat zyrtar nga BE.

Udhëtimi u ra dakord në një samit të liderëve të BE-së në Versajë në Francë javën e kaluar, sipas ndihmësit të kryeministrit polak Michal Dworczyk.

Të pyetur nga gazetarët se pse as Michel dhe as Von der Leyen nuk iu bashkuan delegacionit, zëdhënësit e tyre përkatës nuk deshën të komentojnë.

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë u takuan me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin Denys Shmyhal Kiev, të martën (15 mars).

Pala ukrainase e konsideroi vizitën si ‘mision evropian’.

“Vizita e tre kryeministrave në emër të Këshillit të BE-së do të regjistrohet në tekstet e historisë”, tha kryeministri ukrainas Denis Shmyhal.

“Ne kemi besim të plotë te këta liderë dhe kjo është arsyeja pse folëm për garancitë e sigurisë dhe për të ardhmen tonë në BE”, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy pas takimit.

“Ne u besojmë absolutisht këtyre vendeve dhe liderëve të tyre.. ne jemi 100% të sigurt se gjithçka që diskutojmë do të arrijë qëllimet e saj për vendin tonë, sigurinë tonë dhe të ardhmen tonë,” shtoi ai.

Vlerat ‘reale’ evropiane

“Evropa duhet të kuptojë se nëse humbet Ukrainën, nuk do të jetë më njësoj – nuk do të jetë më Evropë”, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki nga Kievi.

“Përkundrazi do të jetë një version i mundur, i poshtëruar dhe patetik i vetvetes së saj të mëparshme. Unë dua një Evropë të fortë dhe të vendosur”, shtoi ai.

Sipas kryeministrit slloven Janez Jansha, vendi që mbron më shumë vlerat ‘reale’ evropiane është aktualisht Ukraina.

“Për dy vitet e fundit, ne kemi diskutuar vlera të mëdha evropiane, kryesisht një nivel teorik. Pastaj, befas, ne kuptuam se ato vlera themelore evropiane ekzistojnë në të vërtetë. Dhe se janë të kërcënuara. Tashmë evropianët po i mbrojnë ato me jetën e tyre në Ukrainë”, tha Jansha.

“Mesazhi kryesor i kësaj vizite është se ju nuk jeni vetëm”, shtoi kryeministri çek Petr Fiala.

Ish-presidenti polak i lidhur me opozitën, Bronis?aë Komorowski, vuri në dukje faktin se megjithëse qeveria ka marrëdhënie të dobëta me Brukselin, Morawiecki dhe Kaczy?ski shkuan në Kiev si përfaqësues të BE-së.

“Shpresoj se ky është një ndryshim përfundimtar i qasjes nga kryeministri dhe qeverisë së tij ndaj Evropës,” tha ai.

Kryeministri sllovak Eduard Heger ishte gjithashtu i ftuar për t’iu bashkuar udhëtimit në Kiev.

Megjithatë, ai refuzoi të merrte pjesë pasi forcat sllovake të sigurisë i rekomanduan të mos shkonte për “arsye sigurie”.

Një fteë e tillë për të shkuar në Kiev duket se i është bërë dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili duket se e ka refuzuar gjithashtu.

“Kryeministri është në dijeni të vizitës, por ai nuk do të shkojë në Kiev për momentin,” iu përgjigj pyetjes nëse Orban kishte marrë një ftesë të tillë, shefi i shtypit të kryeministrit.

Një mision paqeruajtës ndërkombëtar duhet të dërgohet në Ukrainë dhe t’i jepen mjetet e duhura për të mbrojtur veten, tha të martën pas takimit me Zelenskyn, lideri i partisë në pushtet të Polonisë, Jaros?aë Kaczy?ski, i cili gjithashtu iu bashkua udhëtimit.

“Unë mendoj se është e nevojshme të kemi një mision paqeruajtës – NATO, ndoshta një strukturë më të gjerë ndërkombëtare – por të jetë një mision i cili të ketë kapacietet të mbrohet dhe të veprojë në territorin ukrainas” u tha Kaczynski gazetarëve.

“Do të jetë një mision që do të përpiqet për paqen, për të dhënë ndihma humanitare, por në të njëjtën kohë do të mbrohet edhe nga forcat e armatosura”, shtoi ai.

Megjithatë, një mision i tillë ka të ngjarë të kërkojë një zonë ndalim-fluturimi, e  cila është përjashtuar vazhdimisht nga partnerët perëndimorë , pasi mund të rrezikojë një angazhim ushtarak të NATO-s me forcat ruse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here