Forcat ruse kanë marrë nën kontroll të plotë rajonin jugor të Ukrainës Kherson, kështu pretendohet edhe nga zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Igor Konashenkov.
Agjencia e lajmeve Interfax-AVN e citoi atë të thoshte se forcat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të të gjithë territorit.
Videoja në fillim të kësaj jave tregoi banorët në qytetin Kherson duke organizuar një tjetër demonstratë kundër pushtimit rus, pavarësisht se forcat qëllonin të shtëna paralajmëruese.


































