Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një konferencë për mediat ka thënë se janë në luftë për jetën.
Ai ka thënë se Rusia po përdor ndaj tyre tanke, bomba nga ajri, raketa dhe artileri të rëndë, ndërsa shton se çdo goditje mbi Ukrainën do të jetë një hap drejt vetëshkatërrimit të Rusisë.
“Jemi në luftë për jetën. Ne zgjedhim jetën me raketa, bomba ajri, artileri, tanke dhe gjithçka që trupat ruse përdorin për të na shkatërruar. Çdo gjë që Rusia po përdor mbi ne. Di të them se çdo goditje në Ukrainë, është një hap drejt vetëshkatërrimit të Rusisë”, tha Zelensky.
Kujtojmë se sot ndodhemi në ditën e 20-ë të pushtimit rus në Ukrainë. Deri më tani janë shënuar mijëra viktima nga të dyja kampet, si dhe shumë dëme materiale. Shumica e vendeve Perëndimore janë rreshtuar krah Ukrainës në këtë betejë, ndërsa kanë zgjedhur që të ndjekin rrugën e sanksioneve për të goditur Putinin.






































