Gjykata e Apelit rikthen në burg Marson Muratajn, menaxherin e kompanisë ‘Banaking’ pasi në kontenjerët e kësaj kompanie u zbuluan 119 kg drogë.
3 të arrestuarit nga operacioni që zbuloi 119 kilogramë kokainë në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori, janë lënë në burg nga Gjykata Penale e Tiranës. Arrest me burg jep gjykata penale për Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu të cilët më pas u lanë në “arrest shtëpie” dhe në vendimin e fundit, do rikthehen në qlitë e burgut. Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës.
Njoftimi i Plotë
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Elbana Lluri, me vendimin nr. 225 datë 15.03.2022 vendosi:
-Ndryshimin pjesërisht të vendimit Nr.2/1 Akti, dt.02.02.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:
-Pranimin e ankimit të ushtruar nga Organi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-Zëvendësimin e masës së sigurimitpër personin nën hetim M.M nga ajo e “Arrestit në shtëpi”, parashikuarnganeni 237 iK.Pr.Penale, nëatëtë “Arrestitnë burg”, parashikuar nga neni 238 iK.Pr.Penalë.
-Lënien në fuqitë këtij vendimi lidhur me pjesën tjetër të tij.






































