Tronditëse/ Deklaroi se Putini ishte “psikopat”, gjendet e vdekur modelja ruse, trupin e kishin futur në një…

0
254

Trupi i pajetë i një modeleje ruse u gjet nga autoritetet një vit pas zhdukjes së saj.

Gretta Vedler, 23 vjeç, u vra një muaj pasi e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “psikopat” dhe parashikoi se misioni i tij për të “rritur integritetin e Rusisë” do të përfundonte “me lot” në mediat sociale. Një vit pasi u zhduk, trupi i modeles u gjet i paketuar në një valixhe.

Ish i dashuri i saj “xheloz” Dmitry Korovin, 23 vjeç, ka rrëfyer më shumë se një vit më vonë se e mbyti vajzën e re, pas një grindjeje lidhur me paratë dhe se kjo nuk kishte aspak lidhje me pikëpamjet e saj politike.

Ai u tha hetuesve se kishte fjetur në një dhomë hoteli për tre netë me kufomën e saj, të cilën e vendosi në një valixhe.  Më pas ai e çoi trupin e saj 300 milje në rajonin e Lipetsk dhe e la në bagazhin e një makine për më shumë se një vit.

Korovin vazhdoi të postonte foto dhe mesazhe në rrjetet sociale të modeles, për t’i bërë miqtë që të besonin se ajo ishte ende gjallë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here