Google search engine
Home Aktualitet Përvetësoi me anë të mashtrimit kompleksin në Dhërmi, vihet në pranga pas...

Përvetësoi me anë të mashtrimit kompleksin në Dhërmi, vihet në pranga pas 2 vitesh, Gjykata e Vlorës e lë në qeli

0
248

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për H.Gjikokën, i akuzuar për tjetërsim pronash. Pas gati dy vitesh në kërkim ndërkombëtar, 4 ditë më parë u bë arrestimi i Gjikokës në Vlorë. Në lidhje me rastin e tjetërsimit të pronave nga ana e H.Gjikos, Prokuroria e Vlorë do të vijojë hetimet edhe për 4 muaj të tjerë. Pak ditë më parë Gjykata e Vlorës rrëzoi një pjesë të dosjes për tjetërsimin e kompleksit në Dhërmi, duke shfajësuar Gjikokën akuzën për bashkëpunim në përvetësimin e kompleksit. Gjikoka akuzohet vetëm për “Falsifikim i dokumentave”. Në shtator të vitit 2020 Prokuroria e Tiranës kërkoi nga gjykata arrestimin e H.Gjikokës, por ai mundi të largohej nga Shqipëria për shkak të dekonspirimit të informacionit. Gjikoka u largua në drejtim të Anglisë dhe kohët e fundit ishte rikthyer në vendin tonë.

Historia

Në Prokurorinë e Tiranës, 2 vite më parë I.K. denoncoi përvetësimin e pronës së tij nga ana e H.Gj. Bëhet fjalë për një kompleks prej 12 shtëpish private me sipërfaqe 1430 m2 në Dhërmi. Denoncuesi I.K. në vitin 2009 ka autorizuar Gjikokën të ndiqte punimet në kompleksin e tij, duke qenë se ai vetë ndodhej jashtë vendit. Megjithatë në asnjë moment I.K. nuk i kishte dhënë të drejtë Gjikokës të përvetësonte pasurinë e tij. Kompleksin I.K. e ndërtoi në pronën që i kishte lënë trashëgimi babai. Pas denoncimit të bërë, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për çështjen në fjalë ku u zbulua se Gjikoka kishte kërkuar që në vitin 2017 legalizimin e pasurisë së I.K. në emrin e tij. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se prona kishte kaluar në emër të Gjikokës që nga janari i vitit 2019. Ka qenë shefi i legalizimeve, A.Rr. ai që në shtator të vitit 2018 kishte miratuar legalizimin e pronës në emër të H.Gjikokës dhe pse e dinte që ajo i takonte I.K. Pjesë e skemës janë bërë dhe punonjësit e e tjerë të Kadastrës, E.M., A.J. dhe D.M. këta persona të përfshirë kanë paraqitur të dhëna të rreme në aktet e përpiluara dhe ishin në dijeni që leja e legalizimit ishte në emër të I.K. Në dosjen e prokurorisë të bërë publike 1 vit më parë del dhe emri i 2 juristëve të ASHK Tiranë, J.H. dhe E.B. Dy juristët kanë rrëzuar ankimimin e I.K., i cili kishte kundërshtuar kalimin e pronës së tij në emër të Gjikokës. Gjikoka dhe avokati i tij në mesin e listës së dokumenteve të paraqitura për përvetësimin e kompleksit, kanë çuar dhe 1 akt ekspertimi mbi qëndrueshmërinë konstruktive të objektit. Dokument i hartuar në vitin 2018, i paraqitur si i hartuar nga inxhinierja A. Q. (K.), e cila e pyetur dhjetor 2020 e ka mohuar këtë fakt. Po ashtu ka thënë se dhe numri i licencës së saj i shënuar në dokumente ishte i gabuar. “U njoha me aktet e vëna në dispozicion dhe bindjet them se këto nuk janë punuar nga ana ime, për me tepër nuk kam qene asnjëherë për inspektim të këtyre objekteve të cilët pasqyrohen në akte… Gjithashtu dua të shpjegoje se edhe në strukture janë akte të cilat nuk janë punuar nga ana ime, megjithëse janë munduar t`i kopjojnë”, ka deklaruar inxhinierja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here