Një shtet anëtar i NATO-s kërkon zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë

0
252

Për herë të parë, një shtet anëtar i NATO-s ka kërkuar shpalljen e menjëhershme të zonës së ndalimit të fluturimeve mbi Ukrainë.

Parlamenti i Estonisë ka kërkuar që anëtarët e Kombeve të Bashkuara të shpallin zonën e ndalimit të fluturimeve sa më parë, me qëllim parandalimin viktimave civile ndërsa lufta e ushtrisë ruse për të pushtuar Ukrainën po vijon në disa fronte.

“Riigikogu (Parlamenti i Ukrainës) shpreh mbështetjen për mbrojtësit dhe popullin e Ukrainës, në luftën e tyre kundër Federatës Ruse që ka nisur një luftë kriminale”, thuhet në deklaratën e Parlamentit të Estonisë.

“Parlamenti i Estonisë u kërkon vendeve anëtare të OKB-së që të ndërmarrin hapa të menjëhershme për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi në mënyrë që të parandalohen viktima masive civile në Ukrainë”, thuhet në deklaratë, raporton newsbomb.al.

“Riigikogu u kërkon të gjitha parlamenteve kombëtare të miratojnë deklarata që u bëjnë thirrje qeverive të tyre të mbështesin vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Federatës Ruse, si dhe Republikës së Bjellorusisë që merr pjesë në agresion.”

Shpallja e zonës së ndalim-fluturimit në Ukrainë do të nënkuptonte përfshirjen e NATO-s në luftë direkte me Rusinë, kanë paralajmëruar më herët ekspertët e sigurisë, pasi çdo avion rus që fluturon në këtë zonë do të qëllohet pa paralajmërim.

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri britanik Boris Johnson më herët janë shprehur kundër vendosjes së zonës të ndalim-fluturimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here