Google search engine
Home Politike Bllokimi për furnizimin me grurë/ “Të gjithë vendet po i mbyllin kufijtë”,...

Bllokimi për furnizimin me grurë/ “Të gjithë vendet po i mbyllin kufijtë”, Rama “sfidon” hapur Serbinë: Vërtetojeni se sa vlen Ballkani i Hapur për ju

0
264

Kryeministri i vendit, Edi Rama, po zhvillon një takim me pensionistët ku tema e diskutimit është rritje e energjisë elektrike dhe e produkteve të tjera bazike.

I pari i qeverisë, ka sfiduar edhe Serbinë që të hapë tregun me Shqipërinë për sa i përket furnizimit me grurë.

Duke u kujtuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, Rama ka theksuar se tashmë është momenti që Serbia të tregojë që kjo nismë e përbashkët vlen po kaq shumë edhe për ata.

“Të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë, siç bënë me pandeminë. Kemi kompanitë tona të grurit dhe kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi dhe ne duam ta hapim këtë rrugë me diplomaci. Me Ballkanin e Hapur pra. Nëse vlen diçka kjo nismë, ja vlen tani. Ta tregojnë edhe ata, ta tregojë Serbia që janë po kaq seriozë për Ballkanin e Hapur, le ta hapin” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here