Google search engine
Home Ekonomi Bie çmimi i naftës në bursë, ekspertët zbulojnë shkakun

Bie çmimi i naftës në bursë, ekspertët zbulojnë shkakun

0
241

Ditën e sotme nafta ka shënuar një rënie të konsiderueshme në bursë. Ndryshim ky që ka ardhur teksa negociatorët ukrainas dhe ata rusë filluan një raund tjetër bisedimesh dhe pasi presidenti i Ukrainës u shpreh në fundjavë se bisedimet me Moskën treguan disa shenja për t’u bërë më thelbësore.

Sot, çmimi i naftës bruto ka rënë me 5% ndërsa një fuçi kushton diçka më pak se 104$. Vetëm tri ditë më parë fuçia ishte mbi 109 dollarë amerikanë.

Një tjetër faktor që ka çuar në rënien e çmimit, sipas analistëve të tregjeve, është edhe futja në karantinë e 17.5 milionë njerëzve në Shenzhen të Kinës, pas shpërthimit të Covid atje. Ky rajon tashmë është i bllokuar dhe udhëtimet nuk lejohen.

Sipas analistit Ole Hansen, karantinimi i këtyre banorëve ka sjellë uljen e çmimit pasi ka dhe një rënie kërkese nga miliona kinezë. Po ashtu, deklaratat optimiste të Volodymyr Zelenskyy janë një tjetër faktor shpresëdhënës se luftës mund t’i vijë fundi shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here