Google search engine
Home Bota A do të ketë tym të bardhë sot? Negociatat e paqes mes...

A do të ketë tym të bardhë sot? Negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, vjen sinjali i parë pozitiv

0
231

Pak çaste më parë kanë nisur bisedimet për paqen midis Moskës. Zyrtarët e lartë ukrainas kanë dhënë informacionet e para rreth këtij takimi.

Nënkryetari i zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky, Ihor Zhovka, tha se Rusia është paraqitur më pozitive sot në krahasim me raundet e mëparshme.

“Në vend që të na japin një ultimatum ose vija të kuqe, ata tani duket se po fillojnë negociatat konstruktive”, tha ai për BBC.

Bisedimet po zhvillohen nëpërmjet një telekonference, ndërsa sipas asaj që shkruhet në Twitter nga “dora e djathtë” e Zelenskyt dhe kreut të delegacionit ukrainas, Mikhail Pontoliak , fokusi i diskutimeve do të jetë për “paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe sigurinë dhe garancinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here