Google search engine
Home Politike Salianji shpërthen në rrjetet sociale, kërkon me patjetër dorëheqjen e Bashës: Humbësi...

Salianji shpërthen në rrjetet sociale, kërkon me patjetër dorëheqjen e Bashës: Humbësi largohet dhe as e mendon dhe as imagjinohet që të…

0
238

Deputeti Ervin Salianji përmes një reagimi në Facebook, ka përcjellë sërish mesazhe lidhur me situatën në PD.

Ndër të tjera ai shprehet se në politikë humbësi duhet të largohet dhe nuk mundet as të përcaktojë se kush do të jetë pas tij.

Postimi i plotë:

Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!

Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën,  shoqëria e braktisi po ashtu!

Për interes të Partisë Demokratike shumica e Grupit Parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here