Lufta Rusi-Ukrainë dhe numri tejet i lartë i jetëve të humbura për shkak të pushtimit të shtetit ukrainas nga Putin ka sjellë sanksione ndaj rusëve.
Këta të fundit për të anashkaluar një ndalim në mbarë unionin për fluturimet drejt dhe nga Rusia, po shfrytëzojnë një shteg të njohur si “dera e pasme serbe” për të ikur në Evropë.
“Air Serbia”, e cila është në pronësi të shtetit, ka dyfishuar numrin e fluturimeve direkte nga Moska në Beograd në 15 në javë. E gjithë kjo në ndihmë të rusëve për të përmbushur kërkesën në rritje të shpejtë pasi BE-ja ndaloi avionët dhe linjat ajrore ruse nga hapësira e saj ajrore, pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti, Vladimir Putin. Serbia nuk është anëtare e unionit dhe ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë, por avionët e saj janë të lirë të kalojnë hapësirën ajrore të BE-së.
Nga gjithë vendet e Ballkanit, vetëm Serbia i ka korridoret ajrore hapur për rusët.









































