Google search engine
Home Bota Ukraina, oligarku më i pasur i Rusisë, Vladimir Potanin, paralajmëron Putinin: “Mos...

Ukraina, oligarku më i pasur i Rusisë, Vladimir Potanin, paralajmëron Putinin: “Mos na kthe në 1917, pasoja katastrofike”

0
218

Fillon revolta e oligarkëve rusë kundër Carit. Vladimir Potanin, president i gjigantit metalik Norilsk Nickel, i  konsideruar si biznesmeni më i pasur në Rusi, ka paralajmëruar Kremlinin duke dalë kundër konfiskimit të aseteve të kompanive që u larguan pas pushtimit të Ukrainës, duke theksuar se një veprim i tillë do ta kthente vendin përsëri në kohën e Revolucionit të Tetorit të 1917-ës . CNN raporton duke cituar një postim të manjatit në llogarinë Telegram të grupit Norilsk Nickel.

“Së pari, do të na kthente njëqind vjet prapa, në 1917, dhe pasojat e një hapi të tillë – mosbesimi i investitorëve globalë ndaj Rusisë – do të ndiheshin për shumë dekada.”Së dyti, shtoi Potanin, vendimi i shumë kompanive për të pezulluar operacionet në Rusi është mjaft emocional në natyrë dhe mund të jetë marrë për shkak të presionit të paprecedentë nga opinioni publik jashtë vendit. Prandaj me shumë mundësi ata do të kthehen, dhe personalisht mendoj se do të ishte një mundësi e mirë për ta”.

Potanin është miliarderi më i pasur i Rusisë me më shumë se 22.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg , pavarësisht se ka humbur rreth një të katërtën e pasurisë së tij këtë vit për shkak të rënies së aksioneve të Norilsk Nickel: aksionet e kompanisë kanë humbur mbi 90 për qind në tregtimin në Londër përpara pezullimit, pavarësisht rritjes së çmimeve për mallrat e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here