Google search engine
Home Sport Shehi në Shkodër për të fituar “Klasiken” e Shqipërisë, Vllaznia rivale optimiste...

Shehi në Shkodër për të fituar “Klasiken” e Shqipërisë, Vllaznia rivale optimiste se mund ta ndalë

0
293

Trajneri Orges Shehi foli për mediat para ndeshjes së sotme ndaj Vllaznisë në Shkodër, takim që luhet në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës. Padyshim që është një duel i rëndësishëm për të dyja skuadrat, për më tepër që duelet mes Vllaznisë dhe Tiranës njihen edhe si “Klasikja” e futbollit shqiptar. Për Shehin Tirana ka shumë cilësi dhe duhet ta shprehë atë. Por ai e pranon se edhe Vllaznia ka cilësi dhe në tërësi do të jetë një duel ndërmjet dy skuadrave kualitative e me objektiva fitoren .“Pas derbit të qytetit kemi derbin e Shqipërisë. Janë dy skuadra me traditë dhe cilësi, do të jetë një ndeshje kualitative. Situata është e mirë, nesër kemi edhe mungesa të ditura për shkak kartonësh. Po e trajtojmë si një ndeshje që do vlerësim maksimal dhe mendje të ftohtë. Kur ke mendje të ftohtë, edhe vendimet merren të duhurat, sepse futbolli për mendimin tim është vendimmarrje. Shpresoj të mos ndikojnë mungesat, por skuadra e ka shprehur se nuk është e varur nga individët. Janë mungesa me peshë, janë lojtarë të formacionit bazë dhe të rëndësishëm, por duhet që skuadra të mos varet nga individët, të varet nga grupi”, theksoi Shehi.

Vijmë nga një moment i mirë

Më tej ai foli për rivalin e sotëm, Vllazninë, të cilën e vlerësoi lart, por njëherësh edhe për grupin e tij, duke thënë se Tirana vjen pas një momenti të mirë. Ka qenë ndeshja e parë e këtij fillim viti, por kanë kaluar shumë ndeshje, skuadra ka marrë formën më të mirë. E përsëris: skuadra do të jetë ashtu siç ka qenë në 90% të periudhës që kemi luajtur, nesër do të jetë ndeshje krejtësisht tjetër. Ne vijmë pas një periudhe të mirë, e kemi treguar me lojë dhe me pikë. Tani vjen faza e fundit e kampionatit dhe përqendrimi duhet të jetë maksimal. Tani merren frytet e sezonit, është faza më delikate, sepse je pranë objektivave. Ndeshjet marrin një këndvështrim tjetër, pasi të gjithë skuadrat luftojnë për objektiva. Na del puna të kemi vazhdimësi dhe të kemi përqendrim maksimal. Është periudha më efikase dhe më e vështirë e kampionatit, të vazhdojmë përpara me përqendrim dhe vlerësim. Në futboll ka shumë rëndësi psikologjia e lojtarëve, ka rëndësi besimi që kanë te vetja dhe shokët. Probleme fizike nuk kemi, çdo gjë do të jetë e fokusuar tek ana psikologjike, pasi objektivat janë afër”, shtoi Shehi.

Rekordi i pankinës që nga koha e Maganit

Tekniku Orges Shehi foli dhe për një detaj që duket se tërheq në aspektin gazetaresk, koha e gjatë e tij në krye të skuadrës bardheblu, ku ai është pranë një rekordi. Dihet ë Tirana bën ndryshime të shpeshta të trajnerëve. “Të jesh në një periudhë kaq të gjatë te Tirana është privilegj. Unë vi në punë me mendimin se do të jem gjithmonë trajneri i Tiranës dhe dal nga porta sikur ishte dita e fundit. Të gjithë ne duhet ta përjetojmë me seriozitet dhe dëshirë, sepse është kënaqësi të jesh pjesë e këtij klubi. Njeriu jeton nga ana psikologjike në depresion nga e kaluara dhe nga ankthi për të ardhmen. Ne fokusohemi tek e tashmja, jemi në një moment të mirë dhe e tashmja është dita e nesërme”, përfundoi Shehi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here