Google search engine
Home Sport Legjionarët/ Broja zhgënjyes, spikasin Gjimshiti e Kumbulla në Europa League

Legjionarët/ Broja zhgënjyes, spikasin Gjimshiti e Kumbulla në Europa League

0
205

Lojtarët e Kombëtares patën një paraqitje relativisht të mirë me skuadat e tyre në Europa League dhe në Conference League, ndeshjet e të cilave u luajtën të enjten në mbrëmje. Ishte padyshim një paraqitje ne mirë e Romës së Marash Kumbullës, e cila arriti të fitonte pavarësisht se 20 minutat e fundit të takimit luajti me një lojtar më pak, por edhe Atalanta e Gjimshitit fitoi ndaj Lerverkusenit (3-2) pavarësisht se gjermanët për pak befasuan në minutat e fundit. Tek këto skuadra luajnë dy prej lojtarëve tanë më të mirë, qendërmbrojtësit Marash Kumbulla i Romës, si dhe Berat Gjimshiti i Atalantës. Kumbulla mori notë të lartë për Romën, pasi luajti titullar dhe e mbrojti fitoren e skuadrës së tij (1-0), kurse Gjimshiti jo vetëm luan titullar, por gjithnjë e më tepër ai ka staturë si mbrojtës në rang europian, duke qenë një nga shtyllat e Atalantës në këtë edicion. Për të disatin vit radhazi ai po regjistron performancë të lartë dhe kjo është me domethënie edhe për trajnerin Edi Reja në Kombëtare.

Broja zhgënjen në ndeshjen e fundit, por ka vëmendje në merkato

Armando Broja po kalon një moment fantastik me Sauthemptonin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ndeshjen e fundit të tij kundër Njukasëllit. Kjo pasi sulmuesi kuqezi nuk la gjurmë pozitive dhe mediat angleze në tërësi e kishin vlerësuar me notë të dobët paraqitjen e tij të fundit në Premier League. Lajmi për sanksionimin e Roman Abramoviç nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e vendos Arsenalin në pozicion të favorshëm dhe mund ta blejnë Brojën. Çelsi do të duhet të bëjnë disa sakrifica të mëdha në të ardhmen e afërt për të mbajtur klubin në lëvizje.

Surpriza/ Pioli e ka seriozisht planin për të sjellë Bajramin tek Milani

Një nga futbollistët më cilësorë të Kombëtares kuqezi është padyshim fantazisti Nedim Bajrami, i cili është pjesë e Empolit në Serie A. Ecuria e tij gjatë dy sezoneve të fundit ka qenë mbresëlënëse, sepse është rritur në kualitet dhe ka marrë vëmendjen e disa prej klubeve të njohura në Itali dhe më gjerë. Një ndër skuadrat e interesuara për shqiptarin është Milani, ku kuqezinjtë shpresojnë të arrijnë akord me të në merkaton e verës. Duhet thënë se Milani luan një ndeshje të vështirë të shtunën në “San Siro” përballë Empolit. Në kuadër të kësaj sfide ka folur në një konferencë për shtyp trajneri Stefano Pioli, i cili ka dhënë një mendim për Nedim Bajramin. “Ata janë një skuadër shumë teknike dhe luajnë me dinamizëm. Nuk është e lehtë të luash ndaj një mesfushe që ka dy liderë. Skuadra jonë e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe është e përqendruar. Mendoj që jemi përgatitur mirë në kuadër të kësaj sfide. Bajrami? Kjo është një skuadër e paparashikueshme që i pëlqejnë inkursionet e mesfushorëve dhe kualitetet individuale janë. Duhet të përgëzoj trajnerin Andreakoli për punën e bërë”, theksoi tekniku Pioli. Kujtojmë që Bajrami e ka fituar me cilësinë e tij vendin në formacionin kuqezi të trajnerit Edi Reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here