Google search engine
Home Aktualitet “Cavalleria Rusticana” dhe “Pagliacci” në teatrin “Massimo Bellini”, pjesëmarrës dhe artistë shqiptarë

“Cavalleria Rusticana” dhe “Pagliacci” në teatrin “Massimo Bellini”, pjesëmarrës dhe artistë shqiptarë

0
202

Artistë shqiptarë në shfaqjet “Cavalleria Rusticana” dhe “Pagliacci” në teatrin “Massimo Bellini” Catania- Siçili. Dy veprat po shfaqen për publikun, ku artistët shqiptarë janë në skenë përkrah atyre italianë. Në këto shfaqje është Hakik Xhani as. regjisor, Solen Alla bariton dhe Florian Çanga që merret me videoprojeksionet. Shfaqjet në skenën e teatrit “Bellini” kanë vijuar para disa ditësh që më 3 mars, duke u prezantuar për publikun dhe në datat 4, 6, 8, 9, 10,11 dhe do të jenë dhe këtë mbrëmje. Drejtor Oleg Caetani, regjia Lino Privitera, kostumet Alfredo Corno, etj. Baritoni Solen Alla tregon se vjen me role protagoniste në këto dy shfaqje. “Këndoj rolin e Alfios në operën “Cavalleria Rusticana” dhe rolin Tonios në “Pagliacci”. Janë rolet protagoniste të baritonit në këto dy vepra, kanë një vështirësi nga ana vokale por dhe nga ana dramatike interpretative”, tregon Alla. Pjesëmarrës në shfaqje, baritoni Solen Alla thotë se ky bashkëpunim ka lindur që gati para 3 vitesh. “Para se të binte pandemia unë kisha firmosur kontratën për këtë produksion, mirëpo prej pandemisë normalisht të gjithë produksionet u anuluan dhe një pjesë e tyre u rimorën pas pandemisë. Në shfaqje kam marrë pjesë pas një audicioni që kam kryer vite më parë në teatrin “Massimo Bellini”, ku drejtori artistik më besoi rolet protagoniste në vepra”, tregon baritoni Alla. Me role protagoniste në shfaqje, baritoni Solen Alla tregon se opera “Cavalleria Rusticana” për atë është premierë se e këndon për herë të parë, ndërsa operën “Pagliacci” e ka kënduar dhe 4 vite më parë në Siçili me një nga tenorët më të famshëm. Opera italiane “Pagliacci” është me dy akte, me muzikë dhe libret nga Ruggero Leoncavallo. Është opera e vetme e tij dhe po ashtu me sukses e realizuar botërisht ende sot. “Cavalleria Rusticana” është një opera në një akt nga Pietro Mascagni në një libretto italiane nga Giovanni Targioni-Tozzetti dhe Guido Menasci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here