Sindikata Shqiptare e Taksitëve kanë mbajtur protestën e radhës para Kryeministrisë, për rritjen e çmimit të naftës.
Njëri prej taksistëve është është shprehur se ata i ka prekur rritja e çmimit të naftës më shumë se asnjë grup tjetër.
Ai tha se nuk do të heshtin, teksa ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në të gjithë vendin.
“Kësaj here nuk do të heshtim. Taksisti nuk faturon çmimet, ne nuk shesim domate edhe ta ulim. Taksisat zbatojnë taksimetrin dhe jemi totalisht të djegur. Përveç trafikut mu shtua edhe nafta. Shkresat që kemi dërguar kanë ngelu në vesh të dhurdhër”, tha ai.
Protestat kundër rritjes së çmimeve ditën e sotme janë përshkallëzuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Stundetët e universitetit të “Fan Nolit” në Korçë dhe ata të Universitetit Bujqësor në Kamëz në shenjë proteste kanë pezulluar mësimin.






































